LAJMI I FUNDIT:

LeBron James kalon te Miami Heat

LeBron James kalon te Miami Heat

LeBron James ka konfirmuar për televizionin amerikan ESPN se ai do të kalojë te skuadra Miami Heat, ku pritet t’i bashkohet Dwayne Wade për të formuar partneritetin më të fuqishëm në NBA.

LeBron James me këtë deklaratë ka përfunduar një nga sagat më të gjata në histori të sportit amerikan, pasi është spekuluar shumë për të ardhmen e tij. James pohon se ky vendim erdhi pas shtatë vitesh pa kurrfarë suksesi te Cleveland Cavaliers.

“Nuk mund të them se ky transferim ishte në planet e mia, sepse unë kurrë nuk e kam menduar se kjo është e mundshme. Por, gjërat që ka bërë hierarkia e Miami Heat për të krijuar hapësirën dhe për të mundësuar bashkimin tim me Dwayne Wade, ishte e vështirë të refuzohej. Dwayne Wayde the Chris Bosh janë dy lojtarë të mëdhenj, dy nga lojtarët më të mëdhenj sot në NBA”, ka thënë LeBron James.

Detajet e kontratës dhe kompletimi i saj pritet të bëhet në ditët në vijim nga zyrtarët e Miami Heat. /Telegrafi/