LAJMI I FUNDIT:

Lazio interesohet për Jonas

Lazio interesohet për Jonas

Klubi i kryeqytetit italian Lazio, është duke e kërkuar anësorin e Newcastle United, Jonas Gutierrez.

Siç shkruajnë mediat angleze gjiganti italian dëshiron të bëjë ndryshime të dukshme në ekip gjatë kësaj vere, pas sezonit të kaluar që ishte për t’u harruar.

Trajneri i Lazios, Edy Reja, e vlerëson shumë njëshin argjentinas dhe e ka në listën e transferimeve për këtë verë. Në anën tjetër një varg lojtarësh pritet të largohen nga klubi, për të bërë vend për arritjet e reja. /Telegrafi/