LAJMI I FUNDIT:

Lajçak të hënën drekë pune me Kurtin dhe Bislimin në Prishtinë

Lajçak të hënën drekë pune me Kurtin dhe Bislimin në Prishtinë

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, të hënën do të qëndrojë në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeizu.

Ai ka thënë për Telegrafin se Kurti dhe zv.kryeministri Bislimi do të kenë një drekë pune me Lajçak.


“Kryeministri Kurti bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi priten të zhvillojnë nesër një drekë pune me emisarin Lajçak”, tha Kryeziu.

Ai pas Prishtinës, do të shkojë edhe në Beograd, ku do të zhvillojë takim edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Vizitat e shpeshta të Lajçak në Kosovë dhe Serbi, kanë të bëjnë me rritjen e intensitetit të dialogut, konkretisht për avancimin rreth propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes palëve, por edhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut.

Lajçak drekoi me Kurtin dhe Bislimin edhe me 25 janar, pikërisht në Prishtinë.

“U ktheva në Kosovë për t’i vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me kryeministrin Albin Kurti dhe zv.kryeministrin Bisnik Bislimin, për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne gjithashtu u dakorduam që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut, të zbatohen plotësisht”, kishte shkruar Lajçak në Twitter.

Sa i përket Asociacionit, Kurti gjatë fillim shkurtit ka paraqitur 6 kushte për themelimin e AKS-së.

Kreu i Qeverisë tha se Asociacioni nuk mund të jetë njëetnik, ai duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Po ashtu sipas tij, Asociacioni duhet të ketë një emër tjetër dhe të mos ketë kompetenca ekzekutive, të ketë të përfshirë parimin e reciprocitetit mes shteteve sa i përket të drejtave të pakicave kombëtare, bazuar në modelet evropiane.

Vuçiq, në anën tjetër, i ka konsideruar këto kushte si ‘përralla’. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Drejtësi
Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Siguri
Kalo në kategori