LAJMI I FUNDIT:

Lajçak: Pres takim Kurti-Vuçiq para verës

Lajçak: Pres takim Kurti-Vuçiq para verës

I Dërguari Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak tha sonte se si Beogradi dhe Prishtina kanë vullnetin për dialog dhe “mirëkuptim absolut” se ai nuk ka asnjë alternativë, duke shtuar se ai pret që Presidenti Serb Aleksandar Vuçiç dhe udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje Albin të takohen para verës. 

I Dërguari Special i BE për Dialogun Beograd-Prishtinë Miroslav Lajcak tha sonte se si Beogradi dhe Prishtina kanë vullnetin për dialog dhe “mirëkuptim absolut” se ai nuk ka asnjë alternativë.

Sllovaku gjithashtu ka shtuar se “pres që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin të takohen para verës”.


“Përfundimi kryesor i bisedimeve të mia në Prishtinë dhe Beograd është se ekziston një vullnet për dialog, se ekziston një mirëkuptim absolut se dialogu nuk ka alternativë dhe se dialogu është absolutisht thelbësor për normalizimin e marrëdhënieve dhe rrugën evropiane, por edhe për një atmosferë normale midis Kosovës dhe Serbisë”, tha Lajcak për N1.

I pyetur se cila do të jetë garancia se ata do të pranojnë atë që ishte rënë dakord më parë ose nëse do të kërkojnë një ndryshim në format, Lajcak tha se “nuk e vura re se Prishtina po kërkon një ndryshim në formatin e dialogut. Është e qartë për ta se dialogu drejtohet nga Kryeministri dhe kjo do të vazhdojë”.

Ai thotë se BE-ja nuk “kërkon asgjë tjetër përveçse të respektojë parimin e vjetër edhe në këtë proces – dhe kjo duhet të bihet dakord dhe të përmbushet, dhe se pas nënshkrimit të marrëveshjes gjithëpërfshirëse nuk ka çështje të pazgjidhura, sepse përndryshe ata nuk do të përmbush detyrën”.

Kujtojmë se Lajçak ka qëndruar tri ditë në vendin tonë para se të shkon në Beograd gjersa gjatë ditës së sotme po takon udhëheqësit shtetëror të Malit të Zi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori