LAJMI I FUNDIT:

Ky është ish-ushtari i UÇK-së i vrarë në Drenas (Foto)

Ky është ish-ushtari i UÇK-së i vrarë në Drenas (Foto)

(E plotësuar) Në Korreticë të Epërme të Drenasit sonte është gjetur pa shenja jete një person. Burime të Indeksonline thonë se bëhet fjalë për vrasje, pasi që personi është gjetur në malin mbi fshat.

Po ashtu këto burime të portalit thonë se bëhet fjalë për Bedri Currin, ish ushtar i UÇK-së, i cili jetonte në Zvicër.


bedri curri


Një person me inicialet B. C., nga Korrotica e Epërme e Drenasit është gjetur i vrarë në orët e mbrëmjes të së enjtes.

“Koha Ditore” mëson nga burimet e saj se burri rreth 40 vjeçar, ishte pjesëtar i UÇK-së.

Ai ishte duke jetuar jashtë Kosovës, dhe në Drenas ka ardhur për pushime.

Portali Koha.net ka provuar të mësojë më shumë detaje nga Policia e Kosovës, por kontaktin me zyrtarët e saj për informim, e ka pasur të pamundur.

Tash për tash nuk dihet për ndonjë të dyshuar, apo për motivet që kanë çuar në vrasjen e këtij personi. Trupi i tij është gjetur në një mal në afërsi të qytetëzës.