LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i dorëzon zyrtarisht Qeverisë nismën për shfuqizim të Speciales

Kuvendi i dorëzon zyrtarisht Qeverisë nismën për shfuqizim të Speciales

Qeveria e Kosovës edhe zyrtarisht ka pranuar kërkesën e Krysisë së Kuvendit të Kosovës për mendim në nismën legjislative për shfuqizim të Gjykatës Speciale.

Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar zyra e kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Po gjatë pasdites së sotme kemi pranuar kërkesën nga Kryesia e Kuvendit për mendim lidhur me nismën Legjislative “Projektligji për Shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, thuhet në përgjigjen e zyrës së kryeministrit Haradinaj.


Sot, kryeministri Haradinaj ka deklaruar se në këtë rast vendimi i Qeverisë nuk është fort i vlefshëm, për shkak se sipas tij ky është një mocion që buron nga Parlamenti.

“Megjithatë, Parlamenti e ka në pronësi këtë mocion, pasi buron nga Parlamenti. Por, Qeveria me respekt do t’i kryejë të gjitha procedurat, që parashihen në këtë rast”, ka thënë Haradinaj.

Drama për Specialen filloi më 22 dhjetor, kur tre liderët e vendit, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj ndërmorën nismën për ta shfuqizuar gjykatën e cila pretendon t’i gjykojë krimet e pasluftës në Kosovë.

Duhet theksuar se kundër kësaj nisme kanë qenë të ashpër në deklaratat e tyre ambasadorët e shteteve të Quint-it, duke thënë se një veprim i tillë e kthen Kosovën mbrapa dhe rrezikon marrëdhëniet me shtetet mike të saj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori