E plotësuar: Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri kanë pasur për përplasje verbale derisa po debatohet për Projektligjin për Dialog.
Gaxherri ka thënë se kreu i Kuvendit ka pasur dy qëndrime për taksën 100% për produktet serbe. Sipas saj ai njëherë ka thënë se ka qenë personi që ka vënë këtë taksë dhe këto ditët e fundit ka propozuar tërheqjen e saj.
Kjo ka nxitur Veselin të replikojë.
“Gabove. Nëse kam thënë të tërhiqet taksa jap dorëheqje nga pozita e Kryetarit të Kuvendit. Më së miri paguhem nga ju. Nëse thoni se kam thënë ashtu, do të flasim sonte në seancë pas miratimit të buxhetit”, është shprehur Veseli.
Deputetja Gaxherri në kundër replikë, i ka kërkuar Veselit që t’ia bëjë dallimin në mes “të Shfuqizimit të taksës dhe pezullimit të saj”.
***
E plotësuar: Kurti: Para se të hyjmë në dialog, t’i kërkojmë borxhin Serbisë
Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, tha se Serbisë duhet t’i kërkohet borxh para se të hyhet në dialog.
“Ne mund të bëjmë konsensus në kuvend por konsensus për kërkesa ndaj Serbisë. Pse nuk ulemi bashkë t’i shkruajmë 10 kërkesa ndaj Serbisë dhe t’i kërkojmë asaj që katoi janë ato që duhet të na dëmshpërblehen”.
“Pse nuk po ia kërkojmë borxhin Serbisë por po hyjmë në dialog pa ua kërkuar borxhin. Unë besoj që edhe Ldk, Pdk, partia ime dhe të gjitha mund të arrijmë konsensus mbi kërkesat tona ndaj Serbisë. Njohja, të pagjeturit, artefaktet kulturore, depozitat bankare dhe shumë të tjera”, ka thënë Kurti.
***
Kuvendi i Kosovës po shqyrton Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetërorë të Republikës së Kosovës, në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka prezantuar Projektligjin para deputetëve, ku ka thënë se kryefjala e këtij projektligji është Kushtetuta e Kosovës dhe mbrojtja strategjike e vendit.
Hoxhaj tha se projektligji i jep mandat të plotë delegacionit shtetëror, dhe me këtë rregullohet llogaridhënia politike para Kuvendit dhe qytetarëve të Kosovës.
“Rregullon atë se çfarë mund dhe nuk mund të negociohet, cilat janë vijat e kuqe të Kosovës në këtë proces, funksionimin e delegacionit shtetëror, strukturën dhe përgjegjësitë e tij, sikurse edhe koordinimin në mes të delegacionit shtetëror të Kosovës dhe institucioneve të Kosovës, duke përfshi Kuvendin, Presidentin dhe qeverinë e Kosovës”, tha ai.
Tutje, ai tha se projektligji e rregullon përbërjen e barabartë të të gjitha subjekteve politike, se si të përfaqësohen në delegacion, dhe krijon mundësi të ketë edhe një përfaqësues nga shoqëria civile.
Por, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani tha se ligji në fjalë do të legjitimonte ndarjen e vendit.
“Sot para nesh e kemi një ligj që i jep legjitimitet, e mbështetje të plotë politike presidentit dhe legalizon planet e tij për copëtim të vendit që deri tani nuk gjenin aleatë në Kosovë por ngelin thjeshtë si plane ruso-serbe për ndarjen e Kosovës. Ligji në kundërshtim me të që tha zv. Kryeministri, lëre që nuk pozicionohet në raport me negociatat e deritanishme të udhëhequra herë në mënyrë të fshehtë herë publike në nivel presidentësh, por hap rrugë që negociatat për territor të vazhdojnë duke mos vendosur asnjë kufizim të vetëm dhe asnjë vijë të kuqe për asnjë temë. Pra, ky ligj lejon edhe negociim të ndarjes edhe të shkëmbimit, edhe të korrigjimit edhe të Asociacionit të Komunave Serbe edhe ekstra territorialitetit e çka jo tjetër. Por ky ligj e ka një kusht, e ai është që kur Thaçi të shkojë në Bruksel t’i marrë edhe disa të tjerë me vete, por disa të tjerë që nuk do ta ndalojnë copëtimin e vendit, por me ketë ligj thjeshtë do ta legjitimojnë atë”, tha ajo.
E deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca kërkoi që Kuvendi të nxjerr një dokument, i cili do t’i ndalonte presidentit të vendit negociatat me Serbinë.
“Mendoj që për dy arsye Kuvendi i Kosovës duhet me nxjerr një dokument i cili ia ndalon negociatat me Serbinë, Hashim Thaçit, ajo për të cilën kemi nevojë në këtë Kuvend është një dokument që ia ndalon atij çfarëdo negociata me Serbinë. Janë dy argumente shumë të fuqishme pse duhet kjo me ndodh, e para ka të bëjë me temat që ai po i hap në dialog me Serbinë, e kemi një president i cili, më falni, por në muajin shtator të vitit të kaluar ka thënë që është duke negociuar me Vuçiqin kufirin e gjatë 430 kilometra mes Serbisë dhe Kosovës, siç e thotë edhe shkenca e Gjeografisë kufiri mes Kosovës dhe Serbisë është rreth 370 km katorë, kah i dolën 60 km më shumë presidentit tonë. Qysh mundet me shku presidenti deri në këtë pikë të negociatave me Serbinë”, tha ai.
Debati për projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetërorë të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë, po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës pas miratimit të projektligjit për pagat në sektorin publik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/perplasja-qnr-e1739302975804-780x439.jpg)
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Konference-Ramush-Haradinaj-AAK-foto-Ridvan-Slivova-1-e1739303503575-780x439.jpg)
Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit
![LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet-2-780x439-1.jpg)
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ
![Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bilall-sherifi-850x527-780x439-1-e1739300072923-780x439.png)
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht