Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në Kosovë, si vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, ka rritje të kërcënimeve të sigurisë, sidomos nga sulmi terrorist në Banjskë.
Derisa NATO përgatitet për fillimin e samitit të saj në Uashington të martën, duke shënuar 75 vjet nga themelimi, Kurti rikujton se si NATO është ngulitur në identitetin kulturor dhe politik të Kosovës.
Kryeministri i Kosovës në një opinion të botuar në “The New York Times” me titull “Mos dyshoni në NATO-n, e shpëtoi popullin tim”, kujton momentet kur NATO ka hyrë në Kosovë, para 25 vitesh.
“Kush nga njerëzit e mi mund ta harronte pamjen e ushtarëve të NATO-s që brohoriteshin teksa mbërritën? Gjatë 25 viteve të fundit, ndërsa NATO ndihmoi në çlirimin e Kosovës dhe ruajti paqen, ne ndërtuam demokracinë për të nxitur këtë paqe nga brenda…”, shkruan Kurti.
Kryeministri tutje thekson se Perëndimi duhet të jetë krenar për këtë arritje.
“Megjithatë, edhe pse demokracia e Kosovës është në rritje, kërcënimet ndaj sigurisë së saj janë gjithashtu në rritje. Në shtator, trupat paraushtarake serbe të armatosura rëndë, të cilat ne besojmë se vinin nga Serbia, zunë pozicione në Manastirin Ortodoks të Banjskës, në atë që qeveria e SHBA e quajti një përpjekje shumë të organizuar që përfshinte armë të sofistikuara. Forcat ushtarake serbe u mobilizuan pranë kufirit tonë, një veprim i kritikuar nga Shtetet e Bashkuara si ‘destabilizues’. Vitin e kaluar NATO rriti trupat e saj nga 3,770 në rreth 4,500 mes kërcënimeve në rritje për paqen”, shkruan ndër të tjera Kurti.
Sipas tij, sfidat politike mbeten gjithashtu.
“Në vitin 2017, Aleksandar Vuçiq, një ish-ministër i propagandës nën Millosheviqin, u bë president i Serbisë. Ngritja e tij shënoi një kthim në politikën autoritare, etnonacionaliste të Millosheviqit, veçanërisht në llojin ekspansionist. Politika autoritare e Beogradit ua vështirësoi veçanërisht jetën serbëve etnikë në Kosovë.
Atyre iu desh të luanin rolin e tyre si pakicë në një vend të ri me një popullsi prej përafërsisht 93 për qind shqiptarë etnike dhe 7 për qind të përbërë nga pakica të tjera, duke përfshirë romët dhe turqit. Serbia e ka penguar këtë integrim. U desh trimëri që serbët etnikë t’i bashkoheshin institucioneve dhe të bëheshin pjesëmarrës aktivë në vend”, tha ai.
Kurti në opinionin për “The New York Times” thotë tutje se një front i ri në Ballkan do t’i shërbente Rusisë, po aq sa Serbisë.
“Serbia mund të përpiqet të fitojë territor përmes agresionit dhe Rusia mund të fitojë një kontroll më të fortë ndaj Serbisë si një satelit, përveçse të shpërqendrojë botën nga lufta që po bën në Ukrainë. Nën drejtimin e Vuçiqit, Serbia ka investuar shumë në bashkëpunimin e saj ushtarak me Rusinë…” thotë ndër të tjera ai.
My opinion piece in the @nytimes today on the crucial role of @NATO, and its achievements in Kosova.https://t.co/ShuT9v1U8G
— Albin Kurti (@albinkurti) July 5, 2024
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Rama realizon “transfuzionin” në PS, kush janë deputetët që mbetën jashtë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker