LAJMI I FUNDIT:

Kurti e Gjini u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi

Kurti e Gjini u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot ka vizituar edhe tri komuna si vazhdimësi e vizitave të tij nëpër komunat e Kosovës, ku gjatë ditës takoi kryetarët e komunave të Pejës, Klinës, e së fundi edhe Gjakovës.

Kurti me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjinin, ka biseduar rreth situatës në këtë komunë pas paraqitjes së disa rasteve pozitive me COVID-19.


Të dy bënë thirrje për kujdes dhe përmbajtje, duke shtuar se respektimi i urdhrave të institucioneve dhe rekomandimeve të bëra nga institucionet shëndetësore në vend është i domosdoshëm që të parandalohet përhapja e coronavirusit (COVID-19).

“Si Kosovë në përgjithësi por secila komunë e shtetit tonë duhet të përqendrohet në maksimum në parandalim. Pra, të mbahet distanca e domosdoshme, të qëndrojnë në shtëpi, të dalin vetëm nga një anëtar i familjes për tu furnizuar me ushqim. U bëj thirrje të gjithë atyre që dalin jashtë, që kur të kthehen të bëjnë dush, para se të kenë çfarëdo kontakti me familjarët”, tha Kurti.

“I dëgjova me vëmendje kërkesat e kryetariT Gjini, kemi folur edhe sa i përket situatës dhe kërkesave të bujqve edhe sa i përket situatës me Malishevën që e kanë afër e që është vendi me më së shumti të infektuar në Kosovë si dhe furnizimin me barëra e pajisje mjekësore”, tha Kurti.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të kenë kujdes dhe të respektojnë masat e ndërmarra nga Qeveria, duke shtuar se në këtë fazë të gjithë duhet të bëjnë maksimumin për të parandaluar përhapjen e virusit.

“Patëm kënaqësi që të kemi zotëri Kurtin, ku fatkeqësisht sot kryesisht ishte temë diskutimi vetëm situata me COVID-19. Patjetër kemi kërkuar edhe furnizim me material, gjë që po ndodh, sikur në secilën komunë edhe tek ne po vjen furnizimi por duhet ta bëjmë maksimumin në këtë aspekt. Komuna e Gjakovës i ka marrë masat e nevojshme, por Kosova është vend i vogël, prandaj duhet të bëjnë maksimumin për të parandaluar këtë pandemi”, tha Gjini.

Kryeministri në detyrë tha se vizitat nëpër komuna do të vazhdojnë edhe të enjten, ku pritet ta vizitoj Malishevën dhe dy komuna të tjera. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori