LAJMI I FUNDIT:

Kryeveprat e Van Gogh, Da Vincit dhe Matisses – në Luvrin e Abu Dabit

Kryeveprat e Van Gogh, Da Vincit dhe Matisses – në Luvrin e Abu Dabit

Kryeveprat e Leonardo da Vincit, Vincent Van Gogh, Claude Monet, Henri Matisse dhe Andy Wahrol, bëjnë pjesë mes 300 veprave që do të jepen përkohësisht nga 13 muze francezë për hapjen e muzeut Luvri i Abu Dabit.

Komunikata, që publikon dhënien e përkohshme të këtyre veprave të jashtëzakonshme, nuk jep detaje për inaugurimin e muzeut të ndërtuar nga arkitekti, Jean Nouvel, por dhjetori 2015 mbetet objektivi i autoriteteve – theksuan burime franceze.

“Rreth 300 kryevepra që vijnë nga institucionet më të mëdha franceze do të paraqiten përkrah koleksionit të muzeut në vitin e hapjes”, theksoi Emirati. Këto vepra do të kompletojnë koleksionin duke ilustruar aktivitetin universal të muzeut Luvri i Abu Dabit.


Mes veprave bëjnë pjesë “La Belle Ferronniere” (Hekurpunuesja e Bukur) e Leonardo da Vincit, që vjen nga muzeu i Luvrit, “Autoportrait” (Autoportret) nga Vincent Van Gogh (muzeu i Orseit), “La Nature morte au Magnolia” (Natyra e vdekur në Magnolia) nga Henri Matisse (Qendra Pompidu), “La gare Saint-Lazare” (Stacioni Saint-Lazare) nga Claude Monet (Orsei), një statujë kolosale e mbretit Ramses II (Luvër) dhe një vepër e Andy Warhol 1968 (Big Electric Chair), marrë nga Qendra Pompidu. /BW/

Në trend Kultura

Më shumë
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

Kulture
Turqia përmbyt qytetin 12 mijë vjet të vjetër

Turqia përmbyt qytetin 12 mijë vjet të vjetër

Kulture
RAMON

RAMON

Poezi
Çfarë na zbulon portreti i ri i Mbretit Charles III?

Çfarë na zbulon portreti i ri i Mbretit Charles III?

Piktura
Eggs Benedict

Eggs Benedict

Fjala+
FËMIJA

FËMIJA

Poezi
Kalo në kategori