Pa kaluar një muaj që kur Kroacia u bashkua me eurozonën dhe zëvendësoi monedhën e saj me euron, shumë kroatë po ankohen për rritje të çmimeve që sikurse thonë është e pajustifikuar. Vendi gjithashtu po përballet me një nivel të lartë inflacioni.
Që kur Kroacia u bë vendi i 20-të që fut në përdorim euron, prej 1 janarit të këtij viti, shitësit me pakicë janë akuzuar se e përdorin situatën për të rritur fitimet.
Disa ekspertë thonë se dyqanet po rrumbullakosin çmimet në euro ose po rrisin ato deri në 50 për qind, në vend që thjesht t’i konvertojnë në euro. Sipas kursit zyrtar 1 euro shkëmbehet me 7.53 kuna kroate.
Por tregtarët me pakicë fajësojnë inflacionin e lartë. Nga ana tjetër qeveria njoftoi masa, përfshirë dërgimin e inspektorëve në dyqane, si dhe duke kërkuar nga zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për të raportuar çmimet e çdo produkti, çdo dy javë.
Inspektorati Shtetëror ka njoftuar se pas një kontrolli në rreth 1,000 dyqane, kishte identifikuar një rritje të pajustifikuar të çmimit në rreth një të katërtën e tyre. Ata thanë se kishin vendosur më shumë se 240 gjoba.
“Sa dola nga dyqani, janë rritur çmimet për çdo gjë. Ata po i rrumbullakosin çmimet, duke i rritur, s’kemi çfarë të bëjmë”, thotë Jasna Jankoviq, një pensioniste nga Zagrebi.
“Kur shoh produktet më elementare, gjalpin, bukën, qumështin, çmimet janë të papërballueshme për to. Kjo nuk është rritja për të cilën na paralajmëruan, është 10 ose 20 për qind më shumë”, thotë Damar Arbanas, një tjetër pensionist nga Zagrebi.
Tre kompani që ofrojnë shërbime të telekomunikacionit njoftuan se do të rrisin çmimet në shkurt.
Megjithatë ka nga ata që thonë se debati mbi rritjen e çmimeve është i ekzagjeruar.
“Çdo vend që ka futur euron u përball me këto probleme. Jemi ne që duhet të mësohemi të llogarisim nga euro në kuna, sepse ne ende i konvertojmë çmimet fillimisht në kuna, në vend që të bëjmë llogaritjet në euro”, thatë Zeljka, pensioniste nga kryeqyteti kroat, Zagreb.
Në dhjetor 2022, norma e inflacionit ishte 13.1 për qind, duke shënuar një rënie të vogël nga niveli më i lartë historik prej 13.5 për qind i regjistruar në nëntor.
Çmimi i pothuajse çdo gjëja u rrit gjatë pjesës më të madhe të vitit 2022. Autoritetet fajësuan inflacionin për rritjen e kostos së energjisë dhe problemet me furnizimin shkaktuar nga lufta në Ukrainë. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Paga mesatare 700 euro në ujësjellësin “Prishtina”, zyrtarët thonë se janë keq me financat

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker