LAJMI I FUNDIT:

Kriza po ashpërohet në kufirin Bjellorusi-BE, por Lukashenko gjen kohë për të luajtur hokej

Kriza po ashpërohet në kufirin Bjellorusi-BE, por Lukashenko gjen kohë për të luajtur hokej

Udhëheqësi bjellorus, Alexander Lukashenko, luajti hokej mbi akull të shtunën me sa duket duke shmangur kërcënimin e sanksioneve të reja ndërkombëtare për një krizë emigrantësh në kufirin me Bashkimin Evropian.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, 67-vjeçari, në pushtet për 27 vjet, u shfaq me fanellë të kuqe duke pozuar për kamerat në shesh patinazhi në imazhet e publikuara në faqen e tij të internetit, ku thuhet se ekipi i tij mundi 5-2 një ekip të rajonit të Minskut.

Ashtu si mbështetësi i tij kryesor, presidenti rus Vladimir Putin, Lukashenko është një adhurues prej kohësh i hokejit dhe e ka përdorur atë për të krijuar një imazh të një njeriu të fortë në ‘shtëpi’.


Lukashenko ka zemëruar Bashkimin Evropian, i cili ka akuzuar Minskun se po organizon një “sulm hibrid” ndaj unionit, duke ‘shtyrë’ mijëra emigrantë drejt BE-së; dhe duke i nxitur ata të përpiqen të kalojnë ilegalisht në Poloni.

BE po përgatitet për të vendosur sanksione ndaj Bjellorusisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Evropa
Tensione në Bosnje, BE dërgon trupa shtesë për të ruajtur paqen

Tensione në Bosnje, BE dërgon trupa shtesë për të ruajtur paqen

Bosnja
Zelensky paralajmëron partnerët që të mos e lënë Putinin t'i 'mashtrojë' me armëpushim

Zelensky paralajmëron partnerët që të mos e lënë Putinin t'i 'mashtrojë' me armëpushim

Evropa
Rutte pritet të takohet me Trumpin me dyshime ende të varura mbi angazhimin e SHBA

Rutte pritet të takohet me Trumpin me dyshime ende të varura mbi angazhimin e SHBA

Evropa
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Kalo në kategori