LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Publikimi i “kontratës”, veprim i pamatur

Krasniqi: Publikimi i “kontratës”, veprim i pamatur

Ministri i Kulturës, Memli Krasniqi, në emër të Qeverisë së Kosovës, publikimin e kontratës për ndërtimin e autostradës Vërmicë-Merdare nga ana e Lëvizjes “Vetëvendosje” e ka quajtur si veprim të pamatur politik.

Sipas tij, kontrata e publikuar nga kjo lëvizje është një draft i kontratës, por jo kontrata finale. Ai ka thënë se ky publikim mund të sjellë hezitim të investitorëve të huaj për të investuar në Kosovë.

Krasniqi ka ripërsëritur edhe njëherë që projekti i autostradës është projekti më transparent dhe më i madh i ndodhur ndonjëherë në Kosovë.

Memli Krasniqi ka folur edhe për koston e autostradës duke thënë se është kostoja më e lirë në rajon, dhe çmimi i saj do të sillet rreth 700 milionë euro varësisht prej konstruksionit të terrenit. /Telegrafi/