LAJMI I FUNDIT:

Krahasimi fantastik që Harry Kane i bën Tottenhamit dhe Bayern Munichut

Krahasimi fantastik që Harry Kane i bën Tottenhamit dhe Bayern Munichut

Harry Kene u transferua te Bayern Munich nga Tottenham në afatin kalimtar të verës, si një rekord mes klubeve.

Ai mbërriti në klubin londinez si 11-vjeçar dhe, nëse nuk llogariten huazimet që klubi e dërgoi si lojtar kur ishte i ri, ai e kaloi gjithë karrierën e tij aty, në librat e klubit.

Ai qëndroi atje për 20 vjet dhe i mjaftoi vetëm një muaj në Mynih që të dallonte ndryshimin mes dy klubeve.


Nuk ka asnjë lojtar që ka luajtur më shumë ndeshje (435) dhe ka shënuar më shumë gola (280) për Tottenham se ai, i cili ishte edhe transferimi rekord i klubit në largim (100 milionë euro fikse, 10 të mundshme përmes bonuseve).

Me një qëndrim të gjatë në Tottenham, është e qartë se Kane e di se për çfarë po flet.

"Ai u përgjigj brenda vetëm dy minutave": Drejtuesi më i lartë i Bayern Munich ndan sekrete rreth transferimi të Harry Kane
Lexo po ashtu "Ai u përgjigj brenda vetëm dy minutave": Drejtuesi më i lartë i Bayern Munich ndan sekrete rreth transferimi të Harry Kane

“Ne donim të fitonim edhe te Tottenham, por nuk ishte fatkeqësi nëse një seri prej disa ndeshjesh do të ndodhte pa fituar. Në Bayern Munich, ju duhet të fitoni çdo ndeshje. Pas 3-1 dhe 4-0 në dy ndeshjet tona të para, njerëzit flisnin se si nuk ishim të kënaqur me lojën. Klubi ka një mentalitet të lartë”, ka thënë Kane, i cili nuk fitoi asnjë trofe me Tottenhamin.

Kane shënoi tre dhe asistoi një gol në tre ndeshje në kampionat për ekipin e tij të ri, ku Bayern Munich fitoi secilën prej tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Premier League
Kalo në kategori