LAJMI I FUNDIT:

Kosova prezantohet sërish në Ekspozitën Ndërkombëtare në Bienalen e Venedikut

Kosova prezantohet sërish në Ekspozitën Ndërkombëtare në Bienalen e Venedikut

Kosova do të marrë pjesë sërish në Ekspozitën Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor në Bienalen e Venedikut. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, ka pranuar një letër nga drejtori i Bordit të Bienales së Venedikut, Paolo Baratta, përmes të cilës aprovohet kërkesa e ministrit që Kosova të jetë prezente në këtë ngjarje të madhe kulturore, që do të mbahet nga muaji maj deri në muajin tetor të vitit 2015.

Ky është edicioni i 56-të i kësaj ekspozite dhe Kosova është pjesëmarrëse për herë të dytë në të. Në vitin 2013 Kosova u prezantua me Petrit Halilajn.

Përveç kësaj tash e dy vjet Kosova merr pjesë edhe në Ekspozitën Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venedikut. Herën e parë është prezantuar më arkitektin Përparim Rama, ndërkaq të dytën me Gëzim Paçarizin.


Në ditët e ardhshme, Ministri Krasniqi do të marrë vendime për ekipin përfaqësues të Kosovës në këtë ekspozitë. Ai e vlerëson si tejet të rëndësishme prezantimin e Kosovës në këtë ngjarje.

“Bienalja e Venedikut është një nga ngjarjet më të mëdha të artit në botë dhe prezantimi i Kosovës është shumë i rëndësishëm. Prezantimet e mëhershme kanë pasur një ndikim të madh në promovimin e artistëve tanë dhe në njohjen e skenës sonë kulturore. Tashmë ne e kemi bërë traditë që të prezantohemi në një ngjarje si kjo dhe tradita nuk do të humbet”, thotë ministri Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

Kulture
Turqia përmbyt qytetin 12 mijë vjet të vjetër

Turqia përmbyt qytetin 12 mijë vjet të vjetër

Kulture
RAMON

RAMON

Poezi
Çfarë na zbulon portreti i ri i Mbretit Charles III?

Çfarë na zbulon portreti i ri i Mbretit Charles III?

Piktura
Eggs Benedict

Eggs Benedict

Fjala+
FËMIJA

FËMIJA

Poezi
Kalo në kategori