LAJMI I FUNDIT:

Kosova e Re jep rrymën e parë më 2017

Kosova e  Re jep rrymën e parë më 2017

Problemet me furnizim me energji elektrike mund të mos përfundojnë deri në vitin 2017, atëherë kur qeveria planifikon ta ketë rrymën e parë nga Terocentrali “Kosova e Re”.

Ministri Besim Beqaj, gjatë një takimi të martën me gazetarë tha se Qeveria, ka përgatitur një agjent kohore që ka të bëjë me përmbylljen e projektit për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”.

Sipas tij, në fund të vitit 2012 do të përmbyllet marrëveshja me investitorin e ri. “Ne sipas projeksioneve që i kemi, do të thotë deri në viti 2017, realisht të fillojë gjenerimi në ‘Kosovën e re’”, theksoi Beqaj. Ai bërë të ditur se për ndërtimin e këtij termocentrali janë katër kompani të parakualifikuara.

Kurse, sa i përket privatizimit të distribucionit dhe furnizimit të KEK-ut, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, tha kompanitë e parakualifikuar janë në garë.


“Ne kemi miratuar një agjendë, e cila këto ditë është duke u specifikuar me hapa konkret dhe presim që shpalljen e të bëhet diku në fund të shtatorit dhe njëkohësisht pretendojnë ta mbyllim këtë projekt para këtij viti”, theksoi Beqaj. /Telegrafi/