LAJMI I FUNDIT:

Konsumi i vitaminës D gjatë shtatzënësisë, e mbron fëmijën nga alergjitë

Konsumi i vitaminës D gjatë shtatzënësisë, e mbron fëmijën nga alergjitë

Ekspertët e Icahn Schoole of Medicine në Shtete të Bashkuara, kanë zbuluar, se gratë që hanë ushqime të pasura me vitaminën D gjatë shtatzënësisë, ndihmojnë fëmijët të mbrohen nga alergjitë.

Vitamina D është e njohuri si ’vitamina e diellit’ – sepse njerëzit e përfitojnë shumë nga dielli.

Sidoqoftë, vitamina D përfitohet edhe nga ushqimet si peshku, vezët, prodhimet e qumështit, kërpudhat dhe drithërat.

Grupi i ekspertëve, që kanë intervistuar 1,248 nëna dhe fëmijët e tyre, janë bazuar në gjërat që ato kanë ngrënë gjatë shtatzënësisë, si dhe gjendjen shëndetësore të fëmijës.


Është gjetur, nënat që e kanë marrë vitaminën D, fëmijët e tyre i kanë shmangur alergjitë deri në 20 për qind, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, ekspertët nuk thonë se marrja e vitaminës D përmes ushqimit, i largon në tërësi alergjitë, por se ndihmon në shmangien e tyre.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori