LAJMI I FUNDIT:

Kompania zvicerane e hekurudhave akuzon Apple për vjedhje të dizajnit të orës së tyre

Kompania zvicerane e hekurudhave akuzon Apple për vjedhje të dizajnit të orës së tyre

Kompania nacionale e hekurudhave të shtetit të Zvicrës ka akuzuar Apple që i ka vjedhur pamjen ikonike të orës së tyre të stacioneve të trenit, për sistemin e ri operativ të Apple, iOS 6.

Të dy dizajnet kanë një orë të thjeshtë e të rrumbullakët me tregues të zi. Një zyrtarë i kompanisë federale të hekurudhave të Zvicrës ka thënë se dizajni i Apple është identik me atë të kompanisë së tyre e cila doli për të parën herë në vitin 1944.

“Ne krenohemi që dizajni i orës tonë ikonike po përdoret nga një kompani me sukses global”, ka thënë Reto Kormann për Associated Press, por ka shtuar se Apple nuk ka kërkuar për leje para se ta fus në përdorim dizajnin.

Kormann gjithashtu ka shtuar se kompania e tij është e gatshme të arrij një marrëveshje miqësore me Apple e cila do ti lejonte Apple të përdor dizajnin përkundër një pagese ndaj licensës për kompanisë e hekurudhave.


Zyrtarët për marrëdhënie me publik të Apple në Zvicër dhe Gjermani nuk janë përgjigjur ende ndaj kërkesave që të komentojnë akuzën.

Kompania amerikane me bazë në Kaliforni, në të kaluarën ka lëshuar vet disa akuza ndaj kompanive rivale të saj, duke i akuzuar për vjedhje të pronës intelektuale të kompanisë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
E vetmja gjë që përdoruesit nuk duhet të bëjnë me Apple Watch

E vetmja gjë që përdoruesit nuk duhet të bëjnë me Apple Watch

Teknologji
Modelet e reja të MacBook Pro vijnë në WWDC 2021 muajin e ardhshëm

Modelet e reja të MacBook Pro vijnë në WWDC 2021 muajin e ardhshëm

Kush është Mira Murati dhe a vjen nga Shqipëria? - Si përgjigjet, ChatGPT në pyetjet lidhur me inxhinieren e njohur

Kush është Mira Murati dhe a vjen nga Shqipëria? - Si përgjigjet, ChatGPT në pyetjet lidhur me inxhinieren e njohur

Teknologji
Aplikacioni

Aplikacioni "DUA" i bën thirrje kompanisë Google për ta njohur Kosovën, nis peticioni në internet

Teknologji
Përditësimi i Google Maps sjell harta dukshëm më të mira

Përditësimi i Google Maps sjell harta dukshëm më të mira

Kalo në kategori