LAJMI I FUNDIT:

Klejda Bega, shkencëtarja shqiptare kandidate për çmimin Nobel

Klejda Bega, shkencëtarja shqiptare kandidate për çmimin Nobel

Shkencëtarja shqiptare, Klejda Bega nga Elbasani, është në prag të çmimit Nobel, pasi në arritjet e saj në shkencë, ka gjetur një formulë që mund të lëvizë atomet sipas dëshirës nëse përdor një procedurë të veçantë dhe disa pajisje sipas skemës së krijuar prej saj.

Që në fillim, Bega ka qenë një nxënëse e shkëlqyer duke u rreshtuar në studentët ekselentë dhe fituese e vazhdueshme e Olimpiadave të Matematikës dhe Fizikës në Shqipëri.


Arritjet bënë që ajo të përfundojë Universitetin në Zvicër për tu pranuar më pas nga Universiteti i Kalifornisë, i cili është ndër më të mirët, sa i përket fizikës dhe 33 pedagogët, që japin mësim aty kanë marrë çmimet Nobel. Pas përfundimit të studimeve ajo vijoi të ishte pjesë e këtij Universiteti, por si pedagoge.

“Ishte pikërisht biografia e Mari Kyrisë që i dha ngacmimin fillestar. Unë as që e njihja se çfarë ishte fizika, por meqë kjo shkencë i kishte shkaktuar asaj (Marie Kyrisë) aq pasion, me siguri duhej të ishte diçka e mrekullueshme. Dhe thashë: Unë do të bëhem fizikane. Matja e elektroneve përbën një nga sfidat më të mëdha të kohës në fizikë. Është një matje shumë e rëndësishme. Duket si diçka e thjeshtë. Por në fakt këtu qëndron baza e ligjeve të fizikës. Pra, gjithçka e thënë deri tani e ka bazën në vërtetësinë e këtyre matjeve. Si rrjedhim ne vërtetojmë ligje të zbuluara dhe ato që mund të zbulohen”, është shprehur Bega për median shqiptare.

Klejda ka një këndvështrim më të gjrë se sa thjesht koncepti fizikë. Madje ajo e sheh këtë shkencë si bazë për të përparuar në fusha të tjera të jetës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori