LAJMI I FUNDIT:

Kina drejt ndalimit të konsumimit të mishit të qenve – zbulon projekt-listën e kafshëve që mund të kultivohen për mish

Kina drejt ndalimit të konsumimit të mishit të qenve – zbulon projekt-listën e kafshëve që mund të kultivohen për mish

Qeveria kineze ka nxjerrë një listë të re të bagëtive që mund të kultivohen për mish në vazhdën e epidemisë së coronavirusit, e cila dyshohet të ketë origjinën nga kafshët e egra në një treg në Wuhan.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pas shpërthimit të coronavirusit, Pekini ndaloi përkohësisht tregtinë me kafshë të egra për ushqim, ndërsa virusi ka infektuar globalisht më shumë se 1.6 milion njerëz.


Ministria e Bujqësisë në Kinë, lëshoi të mërkurën një listë të kafshëve që konsiderohen të përshtatshme për t’u përdorur si bagëti, përfshirë prodhime ushqimore të tilla si derrat, lopët, pulat, dhe delet, si dhe “bagëtitë speciale” të tilla si një numër speciesh drerësh dhe strucat.

Dy lloje të dhelprave mund të mbahen mirëpo, janë të ndaluara të konsumohen.

Çfarë bie në sy është fakti se qentë gjithashtu mungojnë nga lista e bagëtive, e cila, nëse zbatohet zyrtarisht, do të çonte në ndalimin e parë të Kinës në të gjithë vendin për konsumimin e tyre, në një fitore për aktivistët e të drejtave të kafshëve.

Raportohet se ende nuk ka ndonjë vendim për speciet e kafshëve, për të cilat shkencëtarët dyshojnë se kontraktuan virusin tek njerëzit siç janë, pangolinat, lakuriqët dhe macet civet.

Drafti ende nuk është përfunduar dhe publiku duhet t’i përgjigjet kësaj kërkese deri më 8 maj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori