LAJMI I FUNDIT:

Këto pesë gjene janë meritore për formën e fytyrës sonë

Këto pesë gjene janë meritore për formën e fytyrës sonë

Zbulimi i gjeneve të cilat përcaktojnë formën e fytyrës njerëzore në të ardhmen mund të ofrojë informata të rëndësishme për pamjen njerëzore duke përdorur vetëm mostrën e ADN-së së tyre.

Zbulimi i pesë gjeneve të cilat kontrollojnë formën faciale të njerëzve mund të ketë ndikim të madh në shkencat forenzike, transmeton koha.net. Deri tani nuk është ditur absolutisht asgjë për gjenet që janë përgjegjës për formësimin e fytyrës njerëzore.

“Këto rezultatet të para janë shumë eksituese dhe shënojnë fillimin e të kuptuarit gjenetik të morfologjisë së fytyrës njerëzore. Ka shumë mundësi që në të ardhmen do të jetë e mundshme të vizatohet portreti i personit vetëm me ndihmën e mostrës së ADN-së. Ky hulumtim do të mund të ketë përdorim të madh në mjekësinë ligjore”, ka thënë udhëheqësi i hulumtimit Manfred Kayser nga qendra mjekësore universitare Erasmus në Roterdam.

Në hulumtim janë përfshirë gati 10000 persona. Shkencëtarët kanë përdorur rezonancën magnetike të kokave njerëzore së bashku me portretet, për të përcaktuar format dhe karakteristikat e njohshme. Pas kësaj kanë kërkuar variacione të vogla gjenetike të cilat ndodhin më shpesh te njerëzit me tipin e caktuar të fytyrës, përcjell BBC.


Profesor Kayser dhe kolegët e tij kanë identifikuar pesë gjene të lidhura me format e ndryshme të fytyrës. Ato gjene janë të njohura me emrat PRDM16, PAX3, TP63, C5orf50 dhe COL17A1. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori