LAJMI I FUNDIT:

Kështu sillej Haradinaj në Parlament (Video)

Kështu sillej Haradinaj në Parlament (Video)

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, iu bashkua deputetëve të tjerë opozitarë në aksionin e tyre me filikaqa në tetor të vitit 2015. Por, ky nuk u pa asnjëherë të marrë pjesë në të tjera iniciativa për të ndërprerë punën e kuvendit.

Ndonëse deputetë të AAK-së hodhën gaz lotsjellës në sallë dhe hapësira të tjera të kuvendit, kreu i tyre nuk e bëri asnjëherë një gjë të tillë. Nuk u pa as të hedh vezë në drejtim të kryeministrit Isa Mustafa.


Haradinaj nuk mori pjesë edhe në aktet e dhunës që disa herë karakterizuan protestat opozitare.

Ai nuk u pa asnjëherë në vendin ku u hodhën gurë e molotov, e ku pati përleshje me Policinë.

Por, jo gjithmonë u tregua paqësor me këta të fundit. Kreu i AAK-së nuk përfilli rregullat e sigurimit të kuvendit kur opozita solli nënshkrimet e peticionit kundër marrëveshjes për Asociacionin dhe Demarkacion.

Pavarësisht këtij rasti, thirrjet e tij për kundërshtim paqësor ndaj qeverisë Mustafa vazhdoi t’i shfaq në vazhdimësi.

Këtë u mundua ta dëshmoj edhe në protestën e 28 nëntorit, kur me vete mori edhe fëmijët, ndërsa që u largua para se situata të eskaloj, ku u arrestua edhe deputeti i VV, Albin Kurti.

E, në ditën e pavarësisë së Kosovës kur opozitarët zgjodhën të protestojnë, Haradinaj u pa duke pastruar sheshin pas përfundimit të saj.

Por, duket se gjithë këto veprime të opozitarëve, e lodhën deputetin Haradinaj, i cili edhe vendosi që të heq dorë nga mandatin e tij në parlament.

Jo shumë kohë pas këtij vendimi, ai tha se filikaqat, gazi lotsjellës dhe veprimet e tjera të tilla janë sporte të vogla, duke shtuar se ai është mësuar të merret me sporte pak me të rënda.

Sipas tij, është edhe kontributi i tij në luftë që nuk lejon të bëj veprime të ngjashme me gjeneratën e Visar Ymerit. /Klan Kosova/