LAJMI I FUNDIT:

Kështu këndonte operisti, teksa e bënin operacion në tru (Video)

Kështu këndonte operisti, teksa e bënin operacion në tru (Video)

Këngëtari profesionist i operës, Ambroz Bajec-Lapajne, ka kënduar pothuajse gjatë tërë kohës, derisa po bëhej operacion në tru.

Ky lloj operimi i quajtur Kraniotomi, kërkon që pacienti të jetë i zgjuar gjatë tërë kohës dhe të përgjigjet në pyetje të ndryshme që i bëjnë mjekët, transmeton Telegrafi.

Kjo ndihmon që ata të dinë, se sa thellë mund të intervenojnë në trurin e njeriut.

Në rastin e operistit Bajec-Lapajne, është kërkuar që ai të këndoi “Gute Naht” nga Franc Schubert.


Në videon e postuar më poshtë, mund të shihet operisti, teksa këndon derisa i është nënshtruar operimit, në spitalin e Ultrecht të Holandës.

Madje, mjekët i kanë kërkuar të këndoi në dy tone, për të parë nëse po e harron ndonjërën formë të këndimit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori