LAJMI I FUNDIT:

Kështu duken sot vëllezërit që u bënë mega-yje në YouTube (Video)

Kështu duken sot vëllezërit që u bënë mega-yje në YouTube (Video)

Të gjithëve ju kujtohet videoja simpatike, kur vëllai ia kafshon gishtin tjetrit, derisa ai ankohet duke thënë se “Charlie më kafshoi”.

Djelmoshat nga Buckinghamshire, që tash kanë njëmbëdhjetë, përkatësisht nëntë vite, duken më të pjekur dhe gëzojnë suksesin e videos së tyre.

Në fakt, këtë video babai tyre nuk kishte mundur ta dërgonte përmes postës elektronike. Në mënyrë që ta shihte ndrikulli tyre në Shtetet e Bashkuara, ai e postoi në YouTube, transmeton Telegrafi.


Që atëherë, ky videoklip prej 15 sekondash është parë me qindra miliona herë, duke u sjellë shumë para atyre.

Sikur të bëhen bashkë, të gjitha videot e Taylor Swift, One Directon dhe Adele nuk ia kalojnë shikueshmërisë së këtij klipi. /Telegrafi/