Të enjten Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian ia dha dritën e gjelbër liberalizimit të vizave për Kosovën, lajm ky i shumëpritur nga qytetarët e Kosovës.
Një lajm i tillë erdhi në ditën kur ishte në Prishtinë i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak për të diskutuar aneksin për zbatimin e Propozimit Evropian.
Lajçak gjatë vizitës së tij në Kosovë tha janë përmbushur pritshmëritë e tij dhe se ka dorëzuar 15 modele për Asociacionin.
Po për Propozimin evropian javën që po lëmë pas është deklaruar profesori i të Drejtës Ndërkombëtare dhe Studimeve Kushtetuese në Universitetin e Kembrixhit dhe këshilltar i qeverive të Kosovës në konferencën e Rambujesë dhe në procesin e Vjenës, Marc Weller, i cili theksoi se për herë të parë Kosova është në një pozitë të mirë strategjike.
Edhe një hap para, Këshilli i Ministrave miraton liberalizimin e vizave për Kosovën
Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian i ka thënë po të enjten liberalizimit të vizave për Kosovën, gjersa një vendim i tillë më pas duhet të miratohet edhe në Parlamentin Evropian, e që sipas të gjitha gjasave do të jetë në muajin prill.
Rregullat e reja të lëvizjes në Bashkimin Evropian i mundësojnë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë në BE pa viza për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh, në çdo periudhë 180-ditore, ndërsa ato rregulla do të aplikohen më së voni më 1 janar 2024, atëherë kur do të aplikohet edhe sistemi ETIAS.
“Vendet e BE-së kanë rënë dakord: mbajtësit e pasaportave të Kosovës do të mund të udhëtojnë në BE pa vizë. Rregullat e reja duhet të miratohen nga Parlamenti Evropian përpara se të hyjnë në fuqi. Ato do të aplikohen më së voni deri më 1 janar 2024”, shkruhet në postimin në Twitter, raporton Telegrafi.
Por, cilat janë hapat tjerë deri në hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave?
Pas miratimit në lexim të parë të vendimit nga Këshilli i Ministrave, kjo duhet të miratohet edhe nga Parlamenti Evropian.
Më pas vendimi publikohet në Gazetën zyrtare me datën e hyrjes në fuqi.
Por, çfarë është sistemi ETIAS?
ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit dhe është sistem krejtësisht elektronik.
Në këtë sistem kërkohet emri, vendi i lindjes, gjinia, kombësia dhe secili që plotëson formularin duhet të ketë pasaportë, email dhe një kartelë krediti për të kryer pagesën simbolike për këtë dokument.
Autorizimi për udhëtim lëshohet shpejt dhe në mënyrë automatike, përveç nëse ka dyshime për të kundërtën.
Dokumenti valid ETIAS më pas rishikohet nga roja kufitare e shtetit, që merr vendimin final për hyrjen potenciale të udhëtarit në një vend të Zonës Schengen.
“Janë përmbushur pritshmëritë e mia” dhe “15 modele për Asociacionin” – deklaratat e Lajçakut dhe gjithçka nga vizita e tij në Kosovë
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak të enjten gjatë vizitës në Kosovë takoi presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar ankesin e zbatimit të Propozimit evropian për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.
Lajçak në ditën e dytë të vizitës ka takuar edhe krerët e partive opozitare.
I dërguari i BE-së takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e quajti konstruktiv, të rëndësishëm dhe shumë të frytshëm, gjersa në një deklaratë para gazetarëve theksoi se pritshmëritë e tij në takim me të parin e ekzekutivit janë përmbushur sa i përket asaj se si e sheh Kosova zbatimin e planit të Propozimit evropian për Marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Me kryeministrin Kurti patëm një bisedë konstruktive, shumë të rëndësishme dhe të dobishme. Po ashtu u takova me presidenten Osmani, me të cilën pata bisedë dhe do të takohem edhe me krerët e opozitës dhe bashkësinë ndërkombëtare. Qëllimi kryesor i kësaj vizite është që të marrë informacione se si Kosova e sheh zbatimin dhe ky takim ka përmbushur pritjet e mia në këtë kontekst”, ka theksuar Lajçak.
Në pyetjen e gazetarëve nëse do të ketë ceremoni nënshkrimi të marrëveshjes në Ohër dhe nëse ajo duhet të ratifikohet nga Kuvendi i Kosovës, Lajçak ka thënë se tash për tash “ne po fokusohemi tek finalizimi e pastaj vijmë tek formalizimi”.
“Do të arrijmë edhe tek ajo, por hapi i dytë është njëherë finalizimi. Siç thuhet e kalojmë atë urë kur të arrijmë atje dhe shpresojmë që të arrijmë të nënshkruajmë në Ohër. Sa i përket parlamentit ai është pjesë e kësaj sepse kjo marrëveshje duhet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës. Të dyja palët i kanë procedurat e brendshme që duhet ndjekur”, ka nënvizuar Lajçak.
Lajçak tha se në rast se të dyja palët pajtohen, më 18 mars pritet të nënshkruhet marrëveshja.
I dërguari i BE-së ia ka dhënë 15 modele evropiane për Asociacionin kryeministrit Albin Kurti, të cilat modele sipas tij nuk kanë çuar në mosfunksionim te shtetet.
“Unë e kuptoj se kjo është një çështje e ndjeshme, në Kosovë për zotin Kurti. Por është koha ta ndryshojmë narrativën. Dhe në vend se të thuhet se çka nuk duhet të jetë asociacioni, të shihet si mundësi për të forcuar dhe përmirësuar cilësinë në komunikim ndërmjet qeverisë në Prishtinë dhe serbëve të Kosovës, dhe po ashtu të ketë transparencë në marrëdhëniet ndërmjet serbëve të Kosovës dhe Serbisë, në përputhje me normat ekzistuese, standardet dhe modelet evropiane.
Lajçak, tha se në rast se nuk do të arrihet marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, për palën apo palët penguese do të thotë se po e injorojnë faktin që ndërlidhet ngushtë me rrugëtimin e tyre evropian.
E lidhur me takimin e 18 marsit në Ohër, i dërguari i BE-së tha se data 18 nuk është zgjedhur aksidentalisht.
Ai tha se pak ditë pas kësaj date do të ketë një agjendë tejet të rëndësishme brenda Bashkimit Evropian.
Sipas tij, vëmendja dhe mbështetja lidhur me këtë proces është jashtëzakonisht e lartë dhe uniteti brenda BE-së është i paprecedent.
“Varet nga të dyja palët dhe nga ne si ndërmjetësues, se çfarë mesazhi do t’u raportojë z. Borrell liderëve evropianë, ministrave më datën 20 dhe liderëve më 23 dhe 24”, tha Lajçak.
Weller: Me marrëveshjen e fundit Kosova për herë të parë është në një pozitë të mirë
Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare dhe Studimeve Kushtetuese në Universitetin e Kembrixhit dhe këshilltar i qeverive të Kosovës në konferencën e Rambujesë dhe në procesin e Vjenës – që solli pavarësinë e Kosovës, Marc Weller, javën që po lëmë pas në intervistë për “Kallxo Përnime” ka folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë që për herë të parë Kosova është në një pozitë të mirë strategjike.
Weller tha se Serbisë po i kërkohet diçka shumë e vështirë, pra, Serbia duhet të heqë pjesën nga Kushtetuta e saj që pretendon se Kosova është pjesë integrale e saj dhe duhet ta njohë Kosovën.
“Pra, koncesioni i madh duhet të vijë prej anës së Serbisë dhe kjo është shumë, shumë e vështirë. Në anën tjetër, në mënyrë që të vazhdojë ky çekuilibrim në favor të Kosovës, Kosova duhet të marrë pjesë në mënyrë konstruktive në negociata” – ka shtuar Weller.
Tutje Weller ka thënë se nëse Kosova angazhohet në mënyrë konstruktive në të gjitha pjesët e kësaj marrëveshjeje fillestare në rrugën drejt normalizimit të plotë, atëherë Serbia nuk mund të fshihet pas argumentit se Kosova po e pengon procesin dhe sipas tij, çështja e njohjes ende nuk ka dalë realisht në diskutime.
“E mira që ka ndodhur është se BE-ja dhe SHBA-ja kujtojnë letrën e Presidentit Biden që ju sapo e përmendët, dhe kanë konfirmuar se synimi në përgjithësi mbetet njohja e plotë. Ata e quajnë atë një qasje të përqendruar në njohjen në negociatat e mëtejshme për normalizimin. Pra, kjo është në të vërtetë shumë e dobishme. Dhe kjo ishte me të vërtetë hera e parë në letrën e Bidenit e dërguar para pak më shumë se një viti e ku kjo thuhej kaq qartë” – ka thënë më tej Weller. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje