Lajçak tha se në rast se të dyja palët pajtohen, më 18 mars pritet të nënshkruhet marrëveshja./Telegrafi/
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, tha se takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, lidhur me planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve me Serbinë, ishte “konstruktiv, i rëndësishëm dhe shumë i frytshëm”.
Lajçak, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, teksa ka folur para gazetarëve ka thënë se pritshmëritë e tij në takim me të parin e ekzekutivit janë përmbushur sa i përket asaj se si e sheh Kosova zbatimin e planit të Propozimit evropian për Marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Me kryeminstrin Kurtin patëm një bisedë konstruktive, shumë të rëndësishme dhe të dobishme. Po ashtu u takova me presidenten Osmani, me të cilën pata bisedë dhe do të takohem edhe me krerët e opozitës dhe bashkësinë ndërkombëtare. Qëllimi kryesor i kësaj vizite është që të marrë informacione se si Kosova e sheh zbatimin dhe ky takim ka përmbushur pritjet e mia në këtë kontekst”, ka theksuar Lajçak.
Ai tutje ka thënë se të hënën dhe të martën do të qëndrojë në Beograd me të njëjtin qëllim, për të parë se si ata e shohin zbatimin e kësaj marrëveshje.
“Shpresoj të jemi të gatshëm të nxjerrim një dokument në takimin e Ohrit, por në këtë moment nuk mund të them më shumë për shkak se takimet po vazhdojnë. Me kryeministrin Kurti kemi diskutuar saktësisht për atë çfarë kam ardhur dhe tash di shumë më shumë për sa i përket pritshmërive nga ana e Kosovës për zbatimin e marrëveshjes”, ka shtuar Lajçak.
Në pyetjen e gazetarëve nëse do të ketë ceremoni nënshkrimi të marrëveshjes në Ohër dhe nëse ajo duhet të ratifikohet nga Kuvendi i Kosovës, Lajçak ka thënë se tash për tash “ne po fokusohemi tek finalizimi e pastaj vijmë tek formalizimi”.
“Do të arrijmë edhe tek ajo, por hapi i dytë është njëherë finalizimi. Siç thuhet e kalojmë atë urë kur të arrijmë atje dhe shpresojmë që të arrijmë të nënshkruajmë në Ohër. Sa i përket parlamentit ai është pjesë e kësaj sepse kjo marrëveshje duhet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës. Të dyja palët i kanë procedurat e brendshme që duhet ndjekur”, ka nënvizuar Lajçak.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/448278605_996948441794047_4076569151971917144_n-380x233.jpg)
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës
![Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/22-380x233.png)
Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë
![Majko: Lufta e Kosovës ndryshoi orën e shqiptarëve, kaluam nëpër tehun e thikës, por ishim gati!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/majko-380x233.jpg)
Majko: Lufta e Kosovës ndryshoi orën e shqiptarëve, kaluam nëpër tehun e thikës, por ishim gati!
![Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/Behgjet-Pacolli-foto-Ridvan-Slivova-2-380x233.jpg)
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim
![Përurohet Shtegut i Lirisë “Pashtriku”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/albini-shtegu-380x233.jpg)
Përurohet Shtegut i Lirisë “Pashtriku”
![Shtrenjtimi i kurbanit nuk ndalon besimtarët ta kryejnë obligimin e tyre fetar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/unnamed-1-5-380x233.jpg)
Shtrenjtimi i kurbanit nuk ndalon besimtarët ta kryejnë obligimin e tyre fetar
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Dikur ishin refuzuar, tani janë lojtarë kyç: Gjashtë yje, një shqiptar mes tyre që mund të shkëlqejnë në Euro 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/euro-1212-380x233.jpg)
Dikur ishin refuzuar, tani janë lojtarë kyç: Gjashtë yje, një shqiptar mes tyre që mund të shkëlqejnë në Euro 2024
![Hehir: Deklarata e Hillit, shembulli i fundit i qëndrimeve të tija pro-serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/hehir-hill-380x233.jpg)
Hehir: Deklarata e Hillit, shembulli i fundit i qëndrimeve të tija pro-serbe
![Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_19-14-380x233.png)
Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi
![Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/euro-2024-5-380x233.jpg)
Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier
![Topi i goditur nga Wirtz përfundoi në portë me një shpejtësi marramendëse](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/wirtz-3-380x233.jpg)
Topi i goditur nga Wirtz përfundoi në portë me një shpejtësi marramendëse
![Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/441489325_812442440544412_2556723435455880075_n-1-380x233.jpg)
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit