LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Evropës: Gjermania duhet të bëjë më shumë për të luftuar korrupsionin

Këshilli i Evropës: Gjermania duhet të bëjë më shumë për të luftuar korrupsionin

Sipas mendimit të Këshillit të Evropës, Gjermania bën shumë pak në luftë kundër mitmarrjes në Bundestag. Rekomandimet afatgjata nuk janë zbatuar si duhet.

Këshilli i Evropës deklaroi se rekomandimet e një raporti vlerësues të vitit 2014 mbi mënyrën e shmangies së ryshfeteve, mitmarrjes dhe konfliktit të interesit në pjesën më të madhe të tyre nuk janë zbatuar ende.


Siç është thënë tashmë në raportet e ndërmjetme në vitin 2017 dhe 2019, përpjekjet e Gjermanisë edhe këtë vit klasifikohen si “përgjithësisht të pakënaqshme”.

Në mënyrë të veçantë, Këshilli i Evropës kritikon, për shembull, mungesën e rregullave të qarta për mënyrën se si deputetët ndërveprojnë me lobistët.

Në rast konflikti interesi për anëtarët e parlamentit, ekspertët dëshirojnë gjithashtu që të ketë një detyrim për njoftim ad-hoc. Ata gjithashtu bëjnë thirrje për më shumë transparencë për depozitat bankare të parlamentarëve të Bundestag dhe bashkëshortëve apo bashkëshorteve të tyre.

Regjistri për lobiistët nuk mjafton

Këshilli i Evropës e konsideron si hap të mirë krijimin e një regjistri për lobiistët që parashikon të krijojë Bundestagu. Ky mund të jetë një hap i rëndësishëm drejt një transparence më të madhe, thuhet në raportin e Këshillit, sidoqoftë ajo që pritej ishte një reformë më gjithëpërfshirëse.

Në Bundestagun gjerman ka pasur kohët e fundit disa herë akuza për ryshfet dhe abuzim detyre ndaj disa deputetëve.

Disa politikanë të Unionit thuhet se kanë përfituar pagesa të larta për ndërmjetësim biznesesh me maska mjekësore. Përveç tyre ka edhe dyshime për ryshfete të paguara nga Azerbajxhani, një çështje kjo e cila është mjaft e degëzuar. /Deutsche Welle/