LAJMI I FUNDIT:

Kerkezi “ndalon” Jacobsonin t’ia shikojë shfaqjen: Po të jetë këtu, mund “ta dh… punën”!

Kerkezi “ndalon” Jacobsonin t’ia shikojë shfaqjen: Po të jetë këtu, mund “ta dh… punën”!

Në konferencën për media në Teatrin Kombëtar të Kosovës, janë prezantuar sukseset e shfaqjes “Gjashtë personazhe kërkojnë autorin”, me tekst të Luigi Pirandellos dhe regji të Orhan Kerkezit.

Drejtori i TKK-së, Valdet Avdiu, ka deklaruar se shfaqja ka thyer rekordet e secilës shfaqja, “që nga viti 1999 e deri më sot”.

“Deri me sot, për shfaqjen janë shitur 1202 bileta. Shuma e arkëtuar financiare ka qenë 2247 euro. Teatri Kombëtar gjerë në tetor ka pasur rreth 1800 euro të hyra, ndërsa me shfaqjen e Kerkezit, me premierën dhe tri reprizat, ne kemi arkëtuar më tepër para”, ka theksuar Avdiu.


Kerkezi ka deklaruar se suksesi i shfaqjes ka të bëjë me suksesin e aktorëve, pasi “vullneti dhe vuajtja e tyre ka qenë e madhe, për realizimin e kësaj shfaqjeje”.

Ndërsa, në pyetjen e Telegrafit së kush nuk do të dëshironte të merrte pjesë në shfaqjen e tij, në cilësinë e shikuesit, Kerkezi ka thënë: “E padëshiruar është ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë (SHBA), Tracey Ann Jacobson, sepse po të ishte këtu mund ta ‘dh… punën’”.

Në anën tjetër, aktori Sunaj Raça, pos që ka vlerësuar lojën e aktorëve, ka theksuar se vlerë të madhe për suksesin e shfaqjes ka teksti dhe koncepti regjisorial i Orhan Kerkezit. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Turqia përmbyt qytetin 12 mijë vjet të vjetër

Turqia përmbyt qytetin 12 mijë vjet të vjetër

Kulture
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

Kulture
Çfarë na zbulon portreti i ri i Mbretit Charles III?

Çfarë na zbulon portreti i ri i Mbretit Charles III?

Piktura
KOHA

KOHA

Poezi
Duke vrarë miza

Duke vrarë miza

Fjala+
Histori e shkurtë e muzikës shqiptare: Thesari ende i panjohur

Histori e shkurtë e muzikës shqiptare: Thesari ende i panjohur

Kulture
Kalo në kategori