LAJMI I FUNDIT:

Kë po e sulmon Blero? (Foto)

Kë po e sulmon Blero? (Foto)

Blero duket se është bërë më i ndjeshën pas tranzicionit që kaloi vitin e kaluar.

Pasi themeloi kompaninë Elephant me Florent Boshnjakun, erdhi edhe ndarja nga kompozitori i njohur. Por, Blero u nda jo vetëm nga kompozitori që ishte ortak biznesi në këtë rast. Ai madje u nda edhe nga një sërë bashkpuntorësh – producentë e menaxherë që i ndihmuan në ngritjen e kompanisë dhe edhe nga bashkëshortja, Teuta Krasniqi.

Kjo mbase e ka bërë Bleron më të ndjeshëm, dhe ai tash nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj shumë yjeve të estradës.


I fundit reagim i tij vjen sot, ku ai ka postuar një status në rrjetet sociale, drejtuar ndaj një “qike që nuk e din se kush është Blero”.

“Këto janë për atë qikën që se din kush është Blero. Diqysh duhet ajo me marrë vëmendje mediatike. Bullshit. Mpuq e ki”, ka shkruar Blero në postimin e tij në Instagram ku në foto shihen syzet e tij Versace nga klipi i fundit “5”.

Edhe pse s’ka përmendur emra është shumë e besueshme që ky sulm i Bleros i dedikohet aktores Yllka Gashi.

Kjo e fundit në një postim të mbrëmshëm në Facebook kritikoi “personat” që postoi fotografi të veshmbathjeve për të treguar luks, duke harruar se njerëzit në vendin tonë jetojnë në varfëri të skajshme. /Telegrafi/