LAJMI I FUNDIT:

Katër skuadrat që mund ta paguajnë klauzolën 700 milionë euro të Messit

Katër skuadrat që mund ta paguajnë klauzolën 700 milionë euro të Messit
Lionel Messi (Getty Images)

Mediat në Britani kanë raportuar se janë katër skuadra që mund ta paguajnë gjatë verës klauzolën e largimit të Lionel Messit, e cila vlen 700 milionë euro.

E ardhmja e Messit në Camp Nou ishte në dyshim gjatë vitit të kaluar, pasi ylli argjentinas dhe Barcelona nuk po arrinin marrëveshje për vazhdimin e kontratës.

Megjithatë, kah fundi i vitit palët arritën marrëveshje për rinovimin e kontratës deri në vitin 2021, aty ku u vendos edhe një klauzolë largimi.


Drejtori i Barcelonës, Schroder: Klauzola mund të mos mjaftojë që ta mbajmë Messin
Lexo po ashtu Drejtori i Barcelonës, Schroder: Klauzola mund të mos mjaftojë që ta mbajmë Messin

Klauzola e largimit të Messit u vendos në shifrën e 700 milionë eurove për të larguar skuadrat e interesuara për të.

Messi llogaritet nga shumë njohës të futbollit si lojtari më i mirë në histori (Getty Images)

Por, mediat raportojnë se edhe përkundër dëshirës së dy palëve që Messi të pensionohet  në Camp Nou, janë disa skuadra që mund ta paguajnë klauzolën e tij.

Sipas mediumit Sky Sports, janë katër skuadra që mund ta paguajnë klauzolën e largimit të pesë herë fituesit të Topit të Artë.

Messi vazhdon me rekorde, arrin shifrën e 600 golave të shënuara
Lexo po ashtu Messi vazhdon me rekorde, arrin shifrën e 600 golave të shënuara

Sky Sports raporton se tri skuadrat e para vijnë nga Liga Premier dhe janë të njohur për shpenzime të mëdha: Manchester United, Manchester City dhe Chelsea.

Këta tre gjigantë anglezë pritet të kenë konkurrencë të fortë edhe nga skuadra e katërt e cila është ajo e sheikëve, Paris Saint-Germain. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Kalo në kategori