LAJMI I FUNDIT:

Katër shtatzëna në Kosovë, të sëmura me COVID-19, kanë lindur foshnja të painfektuara

Katër shtatzëna në Kosovë, të sëmura me COVID-19, kanë lindur foshnja të painfektuara
Foto ilustrim

Në Kosovë, katër gra shtatzëna, të sëmura me COVID-19 kanë lindur foshnjat e tyre, mirëpo kjo sëmundje që shkaktohet nga koronavirusi i ri, nuk është transmetuar te të porsalindurit, tha Jakup Ismaili, drejtor i Klinikës Gjinekologjike – Obstetrike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ai shton se aktualisht është edhe një grua shtatzënë e infektuar me koronavirus, e që është nën mbikëqyrjen e stafit të Gjinekologjisë.


“Të gjitha foshnjat që kanë lindur nga nënat e prekura me koronavirus, janë testuar, dhe gjitha kanë rezultuar negative”, tha Ismaili.

Në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë ndarë 20 shtretër në një repart të posaçëm ku janë trajtuar gratë që dyshoheshin se ishin infektuar me koronavirus, por edhe ato që rezultuan pozitive.

“Kemi bërë repart të veçantë për gratë me COVID-19, me sallë të lindje dhe me sallë operacioni të veçantë. Fillimisht kemi pasur panik, pasi që ishte një virus i ri dhe i panjohur, por që numri i shtatzënave të prekura me koronavirus rezultoi shumë i vogël”, tha Ismaili.

Drejtori i Klinikës Neonatologjike në QKUK, Xhevdet Gojnovci, bëri të ditur se foshnjat gjatë gjithë kohës së pandemisë kanë pasur një trajtim të veçantë mbrojtjeje.

Ai tha se prej datës 13 mars, kur edhe është shfaqur rasti i parë me koronavirus në Kosovë, kanë lindur 180 foshnje. Në këtë numër nuk përfshihen të dhënat e muajit maj.

“Fatmirësisht të gjitha foshnjat që kanë lindur brenda QKUK- së, përfshirë edhe ato foshnje që kanë lindur nga nënat e infektuara me koronavirus, kanë rezultuar negative. Megjithëkëtë ne kemi marrë të gjitha masat duke ndarë edhe një njësi të veçantë për foshnjat, me aparaturë të nevojshme, me respiratorë dhe mjete tjera shtesë, kemi trajnuar stafin se si duhet trajtuar foshnjat me COVID-19, por fatmirësisht nuk kemi pasur raste që është dashur të trajtohen”, tha Gojnovci.

Në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë infektuar me koronavirusin e ri tre mjekë gjinekologë.

Në një prononcim të mëhershëm, mikrobiologu Lul Raka, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se nuk ka të dhëna të sakta që tregojnë nëse gratë shtatzëna janë më të rrezikuara nga koronavirusi, sesa pjesa tjetër e popullsisë. /rel/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori