LAJMI I FUNDIT:

Kafeja, me dhe pa kafeinë i bën mirë mëlçisë

Kafeja, me dhe pa kafeinë i bën mirë mëlçisë

Hulumtuesit në Institutin Kombëtar të Kancerit thonë se personat që pinë kafe çdo ditë i kanë punët mirë me mëlçinë e tyre, duke e përmirësuar funksionin e këtij organi dhe potencialisht duke e zmbrapsur sëmurjen.

Në një studim të kohëve të fundit për shëndetin, shkencëtarët zbuluan se ata që pinë kafe – si pa kafeinë po ashtu edhe atë të zakonshmen – kishin më pak të ngjarë të kenë nivele të larta të biomarkerëve të ndryshëm të cilët sinjalizojnë funksion të dobët të mëlçisë, duke përfshirë aminotransferazat, fosfatazat alkaline dhe gama glutamil transaminazat. transmeton koha.net.

Nivelet e larta të këtyre enzimeve janë shpesh sinjal i dëmtimit të mëlçisë dhe janë të lidhura me problemet si diabeti, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundja e mëlçisë joalkoolike të yndyrshme, ciroza dhe kanceri i mëlçisë.

Gjatë analizimit të shprehive të pirjes së kafesë dhe mostrave të gjakut të mbledhura nga më shumë se 27.793 pjesëmarrës, 20 vjeç ose më të vjetër, gjatë anketës kombëtare amerikane për shëndet dhe ushqyerje (U.S. National Health and Nutrition Examination Survey), shkencëtarët zbuluan se ata që pinin kafe kishin nivele më të ulëta të enzimeve të lidhura me shëndetin e dobët të mëlçisë. Efektet pozitive në shëndetin e mëlçisë ishin të pranishme pavarësisht nëse pjesëmarrësit pinin kafe të zakonshme ose pa kafeinë, gjë që sugjeron se bëhet fjalë për komponentë të kafesë jashtë kafeinës.


"Hulumtimi paraprak zbuloi se pirja e kafesë mund të ketë efekt të mundshëm mbrojtës në mëlçi. Megjithatë, nuk është e qartë nëse ky përfitim vlen edhe për kafenë pa kafeinë", tha studiuesi kryesor, dr. Qian Xiao, nga Institutit Kombëtar i Kancerit, në një njoftim për shtyp.

"Gjetjet tona e ndërlidhin konsumin total dhe të kafesë pa kafeinë me nivelet e ulëta të enzimave në mëlçi. Këto të dhëna sugjerojnë se përbërësit në kafe, jashtë kafeinës, mund ta promovojnë shëndetin e mëlçisë".

Hulumtuesit thonë se janë të nevojshme hulumtime të mëtejshme për të kuptuar saktësisht se çfarë mund të jenë këta përbërës. Studimi është publikuar të premten e kaluar në revistën “Hepatology”. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori