LAJMI I FUNDIT:

Kafeina nuk vepron njëjtë tek djemtë dhe vajzat

Kafeina nuk vepron njëjtë tek djemtë dhe vajzat

Shkencëtarët në universitetin amerikan në Buffalo zbuluan se kafeina që nga puberteti nuk ka efekt të njëjtë tek meshkujt dhe femrat, madje edhe kur bëhet fjalë për sasi shumë të vogla.

Ata konstatuan se edhe pas konsumimit të sasive të vogla të kafeinës shtypja sistolike e gjakut rritet më shumë tek djemtë se tek vajzat, dhe pulsi përshpejtohet më shpesh tek fëmijët meshkuj se tek ato femra, transmeton koha.net.

Shkencëtarët nuk mund të shpjegojnë se pse reagimet ndaj konsumit të kafeinës dallojnë tek meshkujt dhe femrat dhe nëse reagimet e tilla lidhen me hormonet, shkruan Times.

Pjesëmarrësit në studim morën vetëm dy miligramë kafeinë, gjë që është një pikë uji në det në krahasim me sasinë e pijeve energjetike me kafeinë që konsumojnë fëmijët.


Agjencia Amerikane për Ushqim dhe Medikamente (FDA) në vitin 2013 njoftoi se do ta kontrollojë sasinë e kafeinës në pije të destinuara për të rinjtë. Por deri më tani kjo nuk është bërë. FDA e konsideron kafeinën në pije si pjesë "përbërëse" të tyre, dhe jo një stimulues, pasi ajo fitohet nga kokrra e kafesë dhe gjethet e pemës së çajit.

Për këtë arsye, kompanitë nuk janë të detyruara që në etiketat e ambalazhimeve me pije dhe ushqim ta theksojnë sasinë e kafeinës të cilën ushqimi apo pija e përmban. Pijet energjetike në dyqane shiten si produkte ushqimore, që është arsyeja se pse nuk u nënshtrohen rregulloreve të FDA-së për etiketimin e përbërjes së produktit.

Rezultatet janë publikuar në revistën profesionale “Pediatrics”. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori