LAJMI I FUNDIT:

“Ka qenë gjithmonë ëndërr të luaj një herë në Kosovë”, Xherdan Shaqiri me postim prekës

“Ka qenë gjithmonë ëndërr të luaj një herë në Kosovë”, Xherdan Shaqiri me postim prekës

Xherdan Shaqiri ka shfrytëzuar profilin e tij privat në Instagram për të treguar se po i plotësohet ëndrra për të luajtur një herë në Kosovën e tij të lindjes.

Zvicra luan sot në udhëtim te Kosova në ndeshjen e Grupit I, e cila pritet të zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kjo ndeshje do të jetë e madhe për disa futbollistë shqiptarë që luajnë me përfaqësuesen Helvetike.


Federata Zvicerane e Futbollit tregon numrin e tifozëve helvetikë në “Fadil Vokrri”
Lexo po ashtu Federata Zvicerane e Futbollit tregon numrin e tifozëve helvetikë në “Fadil Vokrri”

Njëri nga ta padyshim se është edhe ylli i ekipit zviceran, Shaqiri, i cili ka lindur në qytetin e Gjilanit dhe ka emigruar si fëmijë në Zvicër.

Për djaloshin nga fshati Zhegër kjo ndeshje do të thotë shumë, pasi sipas tij ka qenë ëndërr të luajë një herë në Kosovë.

Dhjetë momentet kur Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka treguan se sa shumë e duan Kosovën
Lexo po ashtu Dhjetë momentet kur Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka treguan se sa shumë e duan Kosovën

Shaqiri ka shfrytëzuar profilin e tij privat në Instagram për të treguar se do ta shijojë çdo sekondë të kësaj ndeshje.

“Ka qenë gjithmonë një ëndërr të luaj një herë në Kosovën, ku kam lindur. Do të shijoj çdo sekondë”, ka shkruar Shaqiri në Instagram.

Përveç postimit, ylli i Chicago Fire ka shtuar një zemër si ’emoji’ dhe flamujt e Kosovës dhe Zvicrës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Premier League
Kalo në kategori