Dhjetë momentet kur Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka treguan se sa shumë e duan Kosovën

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, janë padyshim në mesin e yjeve më të mëdhenj të futbollit shqiptar në histori, gjë që e kanë arritur me punë të madhe dhe suksese në karrierën e tyre.
Dyshja nuk e kanë mohuar asnjëherë prejardhjen e tyre dhe shumë shpesh me krenari e kanë treguar këtë gjë.
Xhaka dhe Shaqiri kishin karriera paralele dhe luajtën për shumë vite në nivele të larta, sidomos në Bundesliga dhe Ligën Premier.
1/ Kosova në deklarata e tyre
Xherdan Shaqiri ka luajtur me klube si Basel, Bayern Munich, Inter, Stoke City, Liverpool dhe Chicago Fire. Në anën tjetër Granit Xhaka ka luajtur me klube si Basel, Borussia Moenchegladbach, Arsenal dhe Bayer Leverkusen. Të dy në asnjë moment në intervista kur pyeten për prejardhjen nuk hezitojnë të flasin dhe atë me shumë dashuri.
2/ Pushimet në Kosovë
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, të dy kanë shtëpi të tyret në Kosovës. Xhaka ka shtëpi në Prishtinë dhe në çdo vit është për pushime. Në anën tjetër Shaqiri ka shtëpi në Zhegër të Gjilanit, por më rrallë, pasi afatet kalimtare për të janë më të shpeshta.
3/ Tifozë të klubeve kosovare
Shaqiri është tifoz i Dritës së Gjilanit dhe shumë shpesh ka bërë postime në rrjetet sociale. Në anën tjetër Granit është tifoz i Prishtinës, klub me të cilin ka bërë edhe stërvitje, sidomos në vitin kur kishte kaluar te Arsenali, që u bë edhe lajm në mediat angleze.
4/ Këpucët sportive të Shaqirit
Sulmuesi anësor ka kohë që në këpucët sportive mban flamurin e Kosovës dhe të Zvicrës. Ai këtë gjë e ka publikuar edhe në rrjetet sociale.
5/ Festa e Shaqirit me flamur të Kosovës në finalen e Ligës së Kampionëve
‘Shaqa’ është në mesin e lojtarëve që e kanë fituar Ligën e Kampionëve me dy klube të ndryshime. Herën e parë ai e fitoi me Bayern Munich, ku pas ndeshjes nuk mungoi edhe foto me trofeun dhe flamurin e Kosovës në qafë. Ai e ka fituar Ligën e Kampionëve edhe me Liverpoolin.
6/ Shqiponjat në Rusi 2018
Kulmi i dyshes dhe lidhjes së tyre me Kosovën dhe shqiptarët ishte Kampionati Botëror Rusi 2018. Zvicra luante në atë botë ndaj Serbisë, ku shënuan fitore me rezultat 2-1. Golat i shënuan Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, ndërsa të dy festuan me shqiponjë golat e tyre.
7/ Xhaka luan ndeshje bamirësie në “Fadil Vokrri”
Granit Xhaka në vitin 2019 sa ishte në pushime në Kosovë, ai luajti një ndeshje bamirësie. Në njërën anë ishin miqtë e Xhakës, ndërsa në anën tjetër ata të Milot Rashicës. Ylli shqiptar u prit shumë mirë në stadiumin “Fadil Vokrri” nga mijëra të pranishë. Ndeshja ishte organizuar nga komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës në nder të 20 vjetorit të çlirimit të Prishtinës.
8/ Katar 2022: Sërish Xhaka dhe Shaqiri në aksion
Në vitin e shkuar sërish në të njëjtin grup ishin Zvicra dhe Serbia. Sërish shënoi fitore Zvicra, ku njërin nga golat e shënoi Xherdani në fitoren 3-2. Granit Xhaka në këtë përballje, u shpall “Lojtar i ndeshjes’.
Golat dhe momentet nga ky takim.
9/ Shaqiri ua tregon mbiemrin serbëve pasi iu shënoi
Pasi shënoi në Katar 2022, Xherdan Shaqiri festoi para tifozëve serbë që ishin pas portës, duke ua treguar emrin në fanellë.
10/ Xhaka me fanellën Jashari
Një nga momentet më legjendare ishte festa e Graniti pas fitores ndaj Serbisë në Katar. Ai e mori fanellën e Ardon Jasharit, duke e kthyer mbiemrin e tij para dhe festuar me të. Kjo në respekt të familjes Jashari.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kalendari i plotë për Euro 2024: Datat dhe stadiumet e ndeshjeve

UEFA me lajm të hidhur për tifozët që duan të shkojnë në Gjermani për Euro 2024

Skandal në shortin për Euro 2024: U dëgjuan zëra nga marrëdhënie intime, Giorgio Marchetti kërkoi të ndalej 'zhurma'

“Isha shumë i zemëruar me të” - Messi thyen heshtjen për episodin ku shihej i injoruar me Lewandowskin dhe nuk i dha dorën

Buffon i paralajmëron të gjithë ata që e shikojnë Shqipërinë si autsajdere e 'grupit të vdekjes'

'Tërmet' në Angli: Man City dhe Chelsea rrezikojnë rënien nga Liga Premier

Zgjidhni lokalin e përshtatshëm për biznesin tuaj – 10 lokale me qera në lagjen Arbëria ID-249

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Banesa në shitje – ideale për familjet e vogla ID-247

Banesa me sipërfaqe 84m2 në qendër të Prishtinës është në shitje ID-133

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Vrasja e Liridonës nga bashkëshorti i saj, Karamuço: Ajo u vra sepse ka ditur një sekret shumë të madh

“Vrasja e Liridonës është e zbardhur”, ish-prokurori Muçi: Këto janë dy motivet kryesore

Kalendari i plotë për Euro 2024: Datat dhe stadiumet e ndeshjeve

Zbardhja e vrasjes së Liridonës, eksperti: Policia vendosi kamera të fshehta në afërsi të vendit të krimit

Familja Ademaj kërkon t'u lejohet që nesër ta rivarrosin Liridonën

UEFA me lajm të hidhur për tifozët që duan të shkojnë në Gjermani për Euro 2024