LAJMI I FUNDIT:

Juve planifikon ofertë për Riera

Juve planifikon ofertë për Riera

Juventusi raportohet se dëshiron të transferojë anësorin spanjoll të Liverpoolit, Albert Riera.

Spanjolli për pak sa nuk u largua nga Liverpooli sezonin e kaluar pas një përplasje me menaxherin Rafa Benitez. Megjithatë, me Benitez tash nën drejtim të Interit, është pritur që Riera të qëndrojë në Anflield.

Sport Italia shkruan se Juve ka përgatitur ofertë të vlefshme 6.5 milionë funte për Riera. Për të po ashtu interesohen edhe disa klube nga Bundesliga si Hamburg dhe Stuttgart. /Telegrafi/