LAJMI I FUNDIT:

Julian Alvarez te Manchester City: Detajet dhe numrat pas marrëveshjes

Julian Alvarez te Manchester City: Detajet dhe numrat pas marrëveshjes

Sulmuesi i River Plate, Julian Alvarez, ka qenë objekt interesimi i klubeve më të mëdha evropiane në muajt e fundit, por Manchester City duket se ka fituar garën për nënshkrimin e 21-vjeçarit.

Ndërsa transferimi ende nuk është zyrtarizuar as nga River e as nga Man City, raportimet e mediave me burime të besueshme, shkruajnë se Alvarez do të luajë në stadiumin Etihad në një të ardhme jo shumë të largët.

Manchester City a ka përfunduar blerjen e Alvarez për një shifër prej 18.5 milionë euro (15.5 milionë funte), plus bonuse që mund të shkojnë në koston totale në 27 milionë euro (22.5 milionë funte).


Megjithatë argjentinasi do të mbetet në River të paktën deri në qershor si huazim.

Mbyllet afati kalimtar i janarit: Të gjitha ato që ndodhën minutë pas minute
Lexo po ashtu Mbyllet afati kalimtar i janarit: Të gjitha ato që ndodhën minutë pas minute

Nëse River ka shansin të vazhdojë dhe të fitojë Copa Libertadores, ai mund të qëndrojë në klub deri në fund të sezoni dhe nëse kjo ndodh, ata do të duhet të paguajnë një pjesë të pagës së tij.

Alvarez ka rënë dakord për një marrëveshje pesëvjeçare me Man Cityn dhe ideja është që nënshkrimi të konfirmohet në mediat sociale në ditët në vijim.

Për më tepër, skuadra për të cilën Alvarez luajti në vitet e tij të adoleshencës në Calchin, Deportivo Atalaya, do të paguhet afërsisht 885,000 euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori