LAJMI I FUNDIT:

Juan: Adriano, ndihmë për Romën

Juan: Adriano, ndihmë për Romën

Mbrojtësi i Romës, Juan, ka thënë se Adriano do t’i ndihmojë Romës që të fitojë sa më shumë tituj sezonin e ardhshëm.

“Adriano do të arrijë gjëra të mëdha me Romën. Ky është vendi ideal për të”, theksoi Juan i pyetur se çfarë mendon për ‘perandorin’.

Juan më tej vazhdoi se ai nuk ka ndërmend të largohet nga Roma, përkundër spekulimeve se ka skuadra të interesuara për të.

“Unë jam i lumtur që luaj te Roma. Tifozët këtu janë të mrekullueshëm dhe unë e gjej veten mjaft mirë këtu”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/