LAJMI I FUNDIT:

Joe Cole kërkon të kalojë te United

Joe Cole kërkon të kalojë te United

The Sun shkruan se Joe Cole u ka thënë bashkëlojtarëve te përfaqësuesja e Anglisë se dëshiron të kalojë te Manchester United. Mesfushori do të jetë transfer i lirë të mërkurën e ardhshme, kur do t’i skadojë kontrata me Chelsean.

Pritej që Cole të transferohej te Tottenhami apo Arsenali, por duket se Sir Alex Ferguson do të nxitojë para Harry Redknapp dhe Arsene Wenger, të cilët e dëshirojnë në skuadrat e tyre.

“Ende më habit fakti se si la klubi të largohej një lojtar i tillë”, theksoi kohë më parë kapiteni i Chelseat, John Terry. /Telegrafi/