LAJMI I FUNDIT:

Joaquin, legjenda e futbollit spanjoll do të pensionohet në fund të sezonit

Joaquin, legjenda e futbollit spanjoll do të pensionohet në fund të sezonit

Legjenda e futbollit spanjoll, Joaquin Sanchez, aktualisht lojtari më i vjetër në pesë ligat e madha, njoftoi se do t’i japë fund karrierës së tij si lojtar në fund të sezonit.

Legjenda e Real Betis tha në një video të postuar në rrjetet sociale të klubit: “Jo çdo gjë zgjat përgjithmonë. E vetmja gjë që më ka mbetur është të var këpucët, artin tim, në një gozhdë. Një dritare drejt përjetësisë”.

Sezoni aktual është i 24-ti për Joaquin në karrierën e tij seniore, dhe ai luajti më së shumti, 14 prej tyre, në Betis.


Ai ka luajtur edhe për Valencian, Malagan dhe Fiorentinan. Në total, ai luajti në 839 ndeshje në karrierën e tij, duke shënuar 112 gola dhe duke dhënë 102 asistime.

Ai luajti 51 herë për kombëtaren spanjolle dhe shënoi katër gola.

Në karrierën e tij, ai fitoi tre trofe – të tre herë ishte Kupën e Mbretit. Ai e fitoi atë dy herë me Betis (2005 dhe 2022) dhe një herë me Valencia (2008).

Ai ka ende një shans për t’u bërë rekordmeni i La Ligës për numrin e paraqitjeve.

Për momentin në krye është Andoni Zubizarreta me 622 ndeshje të luajtura, ndërsa Joaquin ka shtatë më pak.

Deri në fund të sezonit kanë mbetur edhe nëntë ndeshje në kampionatin spanjoll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Kalo në kategori