LAJMI I FUNDIT:

Jo i zhvilluar dhe me sistem shëndetësor jo të avancuar – si arriti Vietnami të mos kishte as edhe një vdekje nga coronavirusi?

Jo i zhvilluar dhe me sistem shëndetësor jo të avancuar – si arriti Vietnami të mos kishte as edhe një vdekje nga coronavirusi?

Si e shmangu Vietnami, një vend pa pasuri të mëdha dhe me një sistem jo të përparuar të kujdesit shëndetësor, të shmangte edhe një vdekje nga coronavirusi midis 97 milionë banorëve të vendit?

Thjesht, thonë autoritetet mjekësore, ky vend veproi herët dhe shpejt, shkruan New York Post, përcjell telegrafi.


Vietnami injoroi këmbënguljen fillestare të Kinës dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë se nuk kishte prova të transmetimit nga njeriu te njeriu dhe vendosi masa të shpejta si karantinim të rreptë, dhe gjurmimet e kontaktit para se të zbulohej rasti i tij i parë, raportoi CNN.

“Ne nuk prisnim vetëm udhëzimet nga OBSH. Ne i përdorëm të dhënat që mblodhëm nga jashtë dhe brenda për të vendosur që të ndërmarrim veprime herët”, tha Pham Quang Thai, nënkryetar i Departamentit të Kontrollit të Infeksioneve në Institutin Kombëtar të Higjienës dhe Epidemiologjisë në Hanoi.

Matjet e temperaturave u miratuan në aeroportet në fillim të janarit për pasagjerët që vinin nga Wuhan, Kinë, epiqendra e virusit.

Vetëm një javë ose më vonë, zyrtarët qeveritarë vendosën rregulla më të rrepta të karantinës mjekësore në portat kufitare, portet detare dhe aeroportet.

Rastet e parë të koronavirusit në Vietnam nuk u raportuan deri më 23 janar, por deri në atë kohë vendi ishte përgatitur.

Madje, Vietnami shpalli një epidemi kombëtare më 1 shkurt megjithëse kishte vetëm gjashtë raste të konfirmuara në vend.

Të gjitha fluturimet midis Vietnamit dhe Kinës u ndërprenë, pasuar nga pezullimi i vizave për qytetarët kinezë të nesërmen.

Kështu, Vietnami hoqi rregullat e distancës sociale në fund të prillit pas një mbyllje tre javore, por nuk ka raportuar ndonjë infeksion lokal për më shumë se 40 ditë. Bizneset dhe shkollat janë rihapur dhe jeta po ngadalë po rifillon një ritëm normal. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Botë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Kalo në kategori