Jesse Malin nga grupet punk “Heart Attack” dhe “D Generation” zbuloi se ai pësoi një goditje të rrallë në shtyllën kurrizore që e ka lënë të paralizuar nga beli e poshtë.
Këngëtari 56-vjeçar në një intervistë për Rolling Stone të publikuar të mërkurën tregoi se urgjenca e tij shëndetësore ndodhi më 4 maj teksa ishte duke darkuar në East Village.
Malin ishte me miqtë për të shënuar një-vjetorin e vdekjes së shokut të tij të grupit dhe mikut më të mirë Howie Pyro, kur ndjeu një dhimbje djegëse në pjesën e mesit që i kalonte poshtë ijeve, përmes këmbëve dhe deri në thembrat e tij. Ai ra në dyshemenë e restorantit dhe nuk mund të lëvizte, shkruan DailyMail.
“Të gjithë po qëndronin sipër meje si në Rosemary’s Baby, duke thënë të gjitha këto gjëra të ndryshme, dhe unë isha duke mos ditur se çfarë po ndodhte me trupin tim”, i tha Malin Rolling Stone gjatë një telefonate nga dhoma e tij në një institucion rehabilitimi në New York.
Malin u transportua nga këngëtari i Murphy’s Law nga restoranti italian në korridorin e një apartamenti aty pranë, ku u dërgua me ambulancë në spitalin Mount Sinai.
Artisti që doli për herë të parë në skenën publike në moshën 14-vjeçare gjatë një shfaqjeje në Saturday Night Live nga Fear, është paralizuar nga beli e poshtë që nga lëndimi në shtyllën kurrizore.
“Këto janë gjashtë javët më të vështira që kam pasur ndonjëherë”, tha ai për revistën muzikore.
“Më është thënë se ata nuk e kuptojnë vërtet atë dhe nuk janë të sigurt për shanset. Raportet nga mjekët kanë qenë të vështira dhe ka momente gjatë ditës ku dëshiron të qash, dhe ku ke frikë. Por unë vazhdoj të them me vete se mund ta bëj këtë të ndodhë. Unë mund ta rikuperoj trupin tim”, tha Malin.
Menaxheri i Malin, David Bason dhe një grup miqsh të tij nisën një fushatë për mbledhjen e fondeve përmes Sweet Relief Musicians Fund për të mbledhur para për këngëtarin. Donacionet do të shkojnë drejtpërdrejt në kujdesin e Malin.
Faqja e mbledhjes së fondeve tha se Malin është nën kujdes neurologjik në Qendrën Ortopedike Langone në Spitalin NYU dhe diagnoza e tij është e paoperueshme.
Malin e filloi karrierën e tij muzikore në moshën 12-vjeçare si drejtuesi i grupit “Heart Attack”, i formuar në vitin 1980.
Ai gjithashtu ishte një anëtar origjinal i grupit punk “D Generation” që u formua në 1991 në New York. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Rita Ora detyrohet të anulojë koncertin në Hungari për shkak të gjendjes shëndetësore - po vuan nga gurët në veshka](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/rrrr90000-380x233.jpg)
Rita Ora detyrohet të anulojë koncertin në Hungari për shkak të gjendjes shëndetësore - po vuan nga gurët në veshka
![Si Celine Dion luftoi çdo ditë për të qenë e aftë për të hapur Olimpiadën: Ylli duroi terapinë rraskapitëse për sindromën e saj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/celine-380x233.jpg)
Si Celine Dion luftoi çdo ditë për të qenë e aftë për të hapur Olimpiadën: Ylli duroi terapinë rraskapitëse për sindromën e saj
![E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/bi-99999999999999-380x233.jpg)
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë
![“Një pasdite me Lutën”, Mozzik publikon fotografi me Lutfi Hazirin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/mozzik-1-380x233.jpg)
“Një pasdite me Lutën”, Mozzik publikon fotografi me Lutfi Hazirin
![Gruaja e Kanye West, Bianca Censori shfaqet përsëri me gjoksin e saj të ekspozuar në Los Angeles](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/page-195-380x233.jpg)
Gruaja e Kanye West, Bianca Censori shfaqet përsëri me gjoksin e saj të ekspozuar në Los Angeles
![Momenti kur kërcimtari mbështetës i Lady Gaga bie nga skena, gjatë performancës së ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/lady-380x233.jpg)
Momenti kur kërcimtari mbështetës i Lady Gaga bie nga skena, gjatë performancës së ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Arsenali e do sulmuesin e Barcelonës dhe është gati të ofrojë 50 milionë euro](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-27-231427-380x233.png)
Arsenali e do sulmuesin e Barcelonës dhe është gati të ofrojë 50 milionë euro
![Vuçiq sërish flet për pretendimet e](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/vucicc-380x233.jpg)
Vuçiq sërish flet për pretendimet e "Slobodna Bosna", se Serbia po financon media në Kosovë
![Preteni: Ushtarët e UÇK-së kanë qenë të lidhur për 48 orë nga KFOR-i francez](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1_GDC_0461-copy-380x233.jpg)
Preteni: Ushtarët e UÇK-së kanë qenë të lidhur për 48 orë nga KFOR-i francez
![Kush qëndron pas sabotimit të rrjetit hekurudhor të Francës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_11-29-380x233.png)
Kush qëndron pas sabotimit të rrjetit hekurudhor të Francës?
![Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/punooo-380x233.jpg)
Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani
![Pesë numrat e fanellave që Barcelona mund t'i ofrojë Nico Williams, duke përfshirë numrin 10](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-27-225810-380x233.png)
Pesë numrat e fanellave që Barcelona mund t'i ofrojë Nico Williams, duke përfshirë numrin 10