LAJMI I FUNDIT:

Jehona duet me Esma Rexhepova, rikthejnë hitin “Caje Sukarije”

Jehona duet me Esma Rexhepova, rikthejnë hitin “Caje Sukarije”

Këngëtarja e njohur kosovare, Jehona Sopi, do të bashkëpunojë me këngëtaren e famshme rome, Esma Rexhepova, në ripërpunimin e këngës “Caje Sukarije”.

“Caje Sukarije” është një prej këngëve më të njohura rome, ndërsa në vitin 2015 do të vijë në zhanrin “house”.

Edhe teksti është i përpunuar po ashtu, por duke iu përshtatur gjithmonë refrenit origjinal të kënduar nga Esma, transmeton koha.net.


Kjo është bërë e ditur për emisionin Express të KTV-së nga një burim i afërt me këngëtaren Sopi.

Videoklipi i këtij përpunimi do të incizohet së shpejti dhe do të lansohet në fillim të pranverës. /Telegrafi/