LAJMI I FUNDIT:

Jay-Z ka një djali 21-vjeçar?

Jay-Z ka një djali 21-vjeçar?

Reperi Jay-Z raportohet se ka një djalë nga një lidhje e mëhershme, para martesës së tij me Beyonce.

Sipas një raporti në The National Enquirer, Jay – emri i vërtetë i të cilit është Shawn Corey Carter – aktualisht po paditet nga 21-vjçari Rymir Satterthwait, i cili thotë se është djali i tij.

Sipas disa dokumenteve të gjykatës të pazbuluara në raport,  thuhet se reperi 45-vjeçari është paditur nga Satterthwait (përmes avokatit të tij) në vitin 2014.


Satterthwait – i cili thotë se është një reper ambicioz – supozohet se i ka thënë gjykatës në New Jersey se nëna e tij Wanda ka pasur aferë me Carter në vitet 1990-ta.

National Enquirer po ashtu raporton se Carter është akuzuar se ka gënjyer në gjykatë për të shmangur testin e atësisë.

Ende nuk ka ndonjë koment nga ana e Jay-Z apo zëdhënësit të tij në lidhje me këto spekulime. /Telegrafi/