LAJMI I FUNDIT:

‘A janë në mend ata që e krahasojnë Whyte me Fury?’ – Warren flet për kundërshtarin potencial të Tyson

‘A janë në mend ata që e krahasojnë Whyte me Fury?’ – Warren flet për kundërshtarin potencial të Tyson
(Fotomontazh: Sky Sports)

Dillian Whyte është shumë pranë që ta sfidojë Tyson Furyn për titullin WBC në kategorinë e peshave të rënda.

33-vjeçari më në fund do t a ketë shansin që të luftojë për një titull bote në rast se arin ta mposhtë Otto Wallin në fund të këtij muaji.

Në muajin shkurt ose mars të vitit të ardhshëm, Fury do të obligohet ta mbrojë titullin WBC ndaj fituesit të duelit ndërmjet Whyte dhe Wallin.


Ndërkohë, promovuesi i Tyson, Frank Warren, e ka ngacmuar Dillianin duke thënë se kampioni i botës (që e nënshtroi Deontay Wilderin fundjavën që lamë pas) nuk do ta ketë problem me cilindo që i del përpara.

(Fotomontazh: The Telegraph)

“Ende nuk e dimë kush do të jetë i radhës, sepse Whyte duhet të ndeshet me Wallin. Lexova diçka këtë mëngjes, ku thuhej se Whyte është ndoshta po aq i fortë sa Tyson dhe goditës më i madh. A janë ata në mend?”.

Pas nokautimit të Wilderit në trilogji – Fury zbulon pesë kundërshtarët e tij të ardhshëm
Lexo po ashtu Pas nokautimit të Wilderit në trilogji – Fury zbulon pesë kundërshtarët e tij të ardhshëm

“Nuk e di se në cilin planet jetojnë disa njerëz. Dillian Whyte është pleh. Ai madje nuk është as në të njëjtën ligë me Tysonin. Shikojeni rekordin e Tysonit dhe sa njerëz i ka ndalur”, ka thënë Warren për Express Sport.

Ai ka shtuar tutje se beson që Whyte do ta ketë shumë të vështirë përballjen madje edhe ndaj suedezit Wallin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori