LAJMI I FUNDIT:

Janë ata, japonezët: Prodhojnë trenin që ecën me shpejtësi 603 km/h! (Video)

Janë ata, japonezët: Prodhojnë trenin që ecën me shpejtësi 603 km/h! (Video)

Treni i ri japonez ka vendosur një rekord botëror të shpejtësisë në një test pranë malit Fuji, duke arritur shpejtësinë në më shumë se 600 kilometra (373 milje) në orë.

Treni ka “goditur” shpejtësinë prej 603 kilometrash në orë, shpejtësi të cilën e ka mbajtur për rreth 11 sekonda, transmeton Telegrafi.

Rekordi i ri ka ardhur menjëherë pas një jave, kur kompania, përkatësisht treni ka arritur në shpejtësi prej 590 km/h, duke e thyer rekordin e vitit 2003 prej rreth 581 km/h.


Treni në fjalë pritet të vihet në përdorim në vitin 2027 dhe pritet të përdorët për të bartur udhëtarët nga Tokio drejt qendrës së qytetit Nagoya, distancë prej 286 kilometrash. /Telegrafi/