LAJMI I FUNDIT:

Ja si mund ta parandalojnë gripin përqafimet

Ja si mund ta parandalojnë gripin përqafimet

Doni të jeni mirë me shëndet gjatë këtij sezoni të gripit? Hulumtim i ri sugjeron se mund ta vaksinoni veten me përqafim – në njëfarë mënyre.

Për një studim të botuar të enjten në revistën Psychological Science, hulumtuesit nga Universiteti Carnegie Mellon e kishin një ide që përqafimet – si një tregues i mbështetjes sociale, por edhe sepse përfshin prekje – mund të ndihmojnë kundër gripit, transmeton koha.net.

Studimet kanë treguar se lidhjet e forta sociale mund të mbrojnë kundër stresit, ankthit dhe depresionit, dhe hulumtuesit donin të shihnin nëse edhe ato mund të jenë një zbutës për sëmundje krejtësisht fiziologjike. Hulumtuesit zbuluan se mund të jenë.

Për dy javë, hulumtuesit nga Universiteti Carnegie Mellon i thirrën nga 400 njerëz në ditë dhe e vlerësuan nivelin e tyre të mbështetjes sociale. I pyetën ata nëse janë përqafuar atë ditë, dhe në qoftë se e kishin përjetuar ndonjë konflikt apo tensionim me njerëzit.


Hulumtuesit pastaj u dhanë atyre pika për hundë të mbushura ose me virus të ftohjes ose virus të gripit, i vendosën në karantinë për rreth një javë në një hotel, dhe i monitoruan simptomat e tyre. (Të gjithë që morën pjesë në studim u kompensuan për kohën e tyre, thotë bashkautori i studimit Sheldon Cohen, profesor i psikologjisë në Carnegie Mellon.)

Edhe pse të gjithë u ekspozuan ndaj pikave me infeksion, 78% u infektuan dhe 31% në fakt u sëmurën – që do të thotë se kishin simptoma fizike të sëmundjes. Për grupin e tretë fatkeq përqafimet e të cilëve nuk ishin të mjaftueshme për t’i parandaluar simptomat fizike të sëmundjes, ata të paktën e kishin një përfitim të madh: ata që u përqafuan rregullisht dhe ata që mendonin se kishin mbështetje më të madhe sociale kishin simptoma më pak të rënda se sa ata me mungesë të përqafimeve.

"Ka shumë dëshmi që sugjerojnë se prekja mund të jetë me të vërtetë efektive në mbrojtjen e njerëzve nga stresuesit", thotë Cohen, dhe ky studim vetëm sa e konfirmon këtë dukuri të përqafimit. "Është një komunikim me njerëzit të cilët janë të rëndësishëm për ju, dhe që e keni një marrëdhënie të afërt intime me ta".

Dhe sa i përket "dozës" së përqafimeve? Cohen thotë: "Me sa duket një përqafim në ditë mund të jetë i mjaftueshëm". /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori