LAJMI I FUNDIT:

Ja ku përfundoi kapësja për flokë, pasi djaloshi e përpiu

Ja ku përfundoi kapësja për flokë, pasi djaloshi e përpiu

Gjendja misterioze e një katërvjeçari, i ka lënë në konfuzion, mjekët e një spitali në Jeddah të Arabisë Saudite.

Por, kur është bërë fotografimi me rreze X, është gjetur se ai ka në veshke, një kapëse për flokë.

Kapësen metalike që ka gjashtë centimetra, ai e kishte përpirë shumë kohë më parë, transmeton Telegrafi.


Prindërit e tij kishin harruar për këtë kapëse, që i kishte shpuar veshkën dhe i ishte futur thellë brenda.

Maja e mprehtë e kapëses, i kishte bërë edhe disa shpime në zorrë.

Këto kanë bërë që ai të ketë shumë dhimbje, të shoqëruara me marramendje.

Pas operimin, atij i është nxjerrë kapësja, që i ishte vendosur në veshkë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori