LAJMI I FUNDIT:

Ish-polici Naim Rudari analizon krimin në Gllogjan: Vrasje e porositur

Ish-polici Naim Rudari analizon krimin në Gllogjan: Vrasje e porositur

Ish-mbikëqyrësi në Sektorin e Antidrogës në Policinë e Kosovës, tashmë profesionin e Avokatit, Naim Rudari ka folur për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan.

Rudari në “Debat Plus” thotë se rasti në Gllogjan mund të sfidojë seriozisht Policinë e Kosovës.

“Vrasja nuk ishte nga një kryerës profesionist pavarësisht se vrasja ishte një akt profesionist. Unë mendoj se vrasësi kishte vetëm një cak dhe nuk ka pasur kujdes se çfarë do të ndodh rreth cakut. Vrasësi ndoshta nuk ka pasur qëllimin për pasojat tjera të shkaktuara”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Avokati thotë se përderisa në autobus ka pasur edhe persona tjerë që mund të kenë qenë cak i autorit, përjashton mundësinë që akti të ketë qenë terrorist.

“Unë personalisht mendoj se kjo mund të ketë qenë një vrasje me porosi. Nga ajo që shihet shtatë gjuajtje kanë qenë në drejtim të ngasësit të autobusit, tregon se cak mund të ketë qenë ngasësi i autobusit e jo nxënësit. Kryerësi i vrasjes në këtë rast nuk ka pasur dert për pasojat tjera, por ka pasur obligim domosdo që porosinë ta përfundoj”.

Rudari thotë se autoritetet shtetërore duhet të hetojnë të gjitha pistat e mundshme dhe mund të ketë ndonjë dëshmi për rastin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

Lajme
Kalo në kategori