LAJMI I FUNDIT:

Ish-gruaja : Lennon ishte i dhunshëm, i droguar dhe i pabesë

Ish-gruaja : Lennon ishte i dhunshëm, i droguar dhe i pabesë

Është gruaja e tij e parë e cila ka dhënë disa deklarata shumë të forta për jetën e këngëtarit britanik John Lennon.

Ky i fundit i cili ka qenë këngëtari i grupit The Beatles, thuhet se ka qenë një baba i dhunshëm, një bashkëshort jo besnik dhe i droguar.

Përshkrimet e tilla nga bashkëshortja janë parë në dokumentet që ajo i ka dorëzuar në gjykatë për proces të divorcit.


Ky dokument daton qysh prej vitit 1968 është pjesë e një dëshmie të një gruaje, e cila ka punuar në shtëpinë e tyre dhe pretendon se e ka parë me sytë e saj dhunën dhe presionin që ushtronte Lenon në shtëpi.

Lennon, siç shkruan edhe “nydailynews.com”, ishte i varur nga droga, kishte luhatje të humorit dhe ishte agresiv ndaj djalit të tij Julian.

Dokumenti u gjet pas vdekjes së tij nga kamerierja dhe më 24 mars pritet që të dalë në ankand me një çmim të llogaritur prej 5 mijë sterlinash. /KP/